Dua të di/Shpikjet/Çudit teknike në luftë

Dua të di

Çudit teknike në luftë



      Kush deshi që të spiunoj armikun me pasqyre ?
      Shkencëtari i mesjetës Togjer Bakon ishte i interesuar për thjerrëzat zmadhuese. Ai besonte që Jul Cezari për të vëzhguar nga Franca në Angli, ka përdor pasqyre shumë të mëdha për të spiunuar britanikët e vjetër para se ti sulmojë. Ai ju propozonte armatave të kohës që të përdornin pasqyre "për të parë në dritë" çka ka përgatit armiku.
      Çka ka qenë zjarri bizantin ?
      Në shekullin e VII, bizantinët mbanin të mësheftë një armë vdekjeprurëse. Kjo armë thirrej "zjarri bizantin" dhe duket se ka qenë një produkt nga vajguri, i cili katapultohej ose hidhej nga një gyp. Menjëherë pas hedhjes fillonte të shpërndante flakën e cila edhe në ujë digjej dhe ishte vështirë të shuhej. Se si bizantinët e kanë prodhuar këtë lëndë edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktësisht por dihet që ushtritë kundërshtare detare ja kishin frikën kësaj arme.
      Kur u ndërtua Gjylja e parë ?
      Kinezët e kanë shpikur barutin mirëpo në Evropë për të parën herë u përdorë në shekullin e XIV për prodhimin e gjyleve. Gjylet e para nuk ishin të përshtatshme, ato ishin sfera të rënda dhe shpesh ndodhte që gypat e topit ë pëlcisnin. Gypat pëlcisnin nga shtypja që krijohej gjatë eksplodimit të barutit dhe shpesh shkaktonte më shumë dëme trupave përkatëse se të armikut.
      Çka është koburja me barut ?
      Armë të vjetra që përdoreshin nga ushtarët. Aktivizuesi krijonte një shkrëndi e cila e ndizte barutin dhe me këtë krijohej një shtypje e cila shfrytëzohej për gjuajtje.
      Pse rrotullohen plumbat në ajër ?
      Plumbat fluturojnë larg dhe gjatë, në trajtë të drejtë kur të gjuhen me shtypje nga arma duke u dredhur. Kështu plumbi e fiton atë që shkencëtarët e quajnë stabiliteti rrethorë. Këtë efekt e dinin shigjetë dhe shtizë gjuajtësit shumë më parë. Në brendinë e gypit të armës gjendet një cilindër bosh në formë të spirales.
      Pse ndodhë shtyrja prapa pas gjuajtjes ?
      Kur të shkrep një armë shtypja e lëndës eksploduese e gjuan plumbin apo gjylen në një drejtim. Kjo fuqi ka ndikim edhe në drejtimin tjetër me të njëjtën fuqi. Këtë fuqi e quajnë fuqia e prapme e armës. Gjatë shkrepjes së armës pa diturin e reagimit me fuqisë së prapme të armës mund të i sjellë plagë të rënda shenjëtarit. Topat e parë kishin një fuqi të prapme sa që ndodhte që të lëviznin prapa më se një metër.
      Kur u shpik mitralozi ?
      Ndër të parat armë automatike të suksesshme ka qenë Topi i Gatlingit i prodhuar gjatë luftës qytetare amerikane. Ajo kishte dhjetë gjuajtje të njëpasnjëshme që pasonin pas tërheqjes së këmbëses aktivizuese.
      Sa është largësia më e madhe e topave të mëdha ?
      Më 1918 gjuajtën gjermanët me një armë të kalibrit 42-cm, armë e njohur si "Diken Berta". Gypi i saj ishte 34 metra i gjatë dhe gjylen e rëndë 120 kilogram e ka gjuajtur 116 kilometra larg. Një top tjetër gjerman i njohur si K5 në luftën e dytë botërore ka gjuajtur edhe më larg, rreth 150 kilometra. Sot ka raketa që ja kalojnë edhe topit më të mirë.
      Pse tanket kanë pllaka në zinxhirtë e tyre ?
      Tanket janë shpikur gjatë luftës së parë botërore. Takset e para që u futen në luftë më 1916 lëviznin mbi zinxhirë me pllaka. Këto pllaka të plasura në formë zinxhiri e shpërndajnë peshën më mirë dhe bëjnë që tanku të mos mbetet në baltë. Zinxhirët e tillë ishin më të ashpër se rrotat dhe bënin që tanku të lëvizte më mirë në terrene të buta dhe me rërë. Ky lloj i zinxhirëve me pllaka më vonë është përdorur edhe për makina tjera si buldozerët.
      Si e ka provuar "Breshka" të fundosë "Shqiponjën" ?
      Më 1775, gjatë luftës për pavarësi të Amerikës, nga një nëndetëse amerikane u ndërmarr sulmi i parë nën det i një anije lufte. Nëndetësja e shpikur, e ndërtuar nga David Bushnell thirrej Turtle, (në shqip "Breshka"). Nëndetësja e vogël sa një gogël, drejtohej nga Ezra Lee dhe lëvizte me një flutur. Lee ja arrin disi të plasojë nën një anije angleze (të quajtur Eagel në shqip "Shqiponja") një bure eksploduese mirëpo. Lee nuk ja arriti që të hidhte në ajër Shqiponjën. Shpikja e Bushnellit me gjithë atë ishte një vërejte serioze për flotën botërore; me pak përmirësime ajo do të ishte një kundërshtare e rrezikshme.
      Pse nuk prishej flutura e aeroplanëve gjatë qitjeve ?
      Lufta në ajër ka filluar në luftën e parë botërore (1914-1918). Aeroplanët e parë ushtarak nuk kishin ndonjë armatim të veçantë dhe pilotët gjuheshin ndërmjet veti me pistola. Më vonë në aeroplan u instaluan pushkë automatike, mirëpo pilotë e aeroplanëve me flutura kishin një problem; Flutura ishte para tyre. Më 1915 fluturuesja franceze Roland Garros soli risi me fluturat nga fleta të çelikut që i reflektonin plumbat. Pak më vonë Antoni Foker shpiku një mekanizëm shkrepës që ndalonte qitjen e armës kur fleta e fluturës ishte direkt para grykës.
      Si zhytet nëndetësja ?
      Nëndetësja zhytet kur rezervarët balancues mbushen me ujë. Rezervarët janë dhoma të zbrazëta në mes të mbështjellësit të brendshëm dhe të jashtëm të makinës. Kur ndërmerret zhytja hapen ventilët dhe në dhoma hynë uji i detit. Për tu ngritur duhet që me pompa të hidhet uji jashtë nga dhomat balancuese. Më këtë bie pesha e nëndetëses dhe ngjitet më lartë.
      Si merr frymë ekipi i nëndetëses ?
      Përderisa nëndetësja noton nën afërsi të sipërfaqes ajo ajroset me ndihmën e gypave të quajtur gypat e ajrit. Mirëpo kur ajo zhytet në thellësi kjo është e pamundshme për këtë prodhohet ajër me ndihmën e elektrolizës (proces kur lëshohet të qarkulloj korrenti në ujë dhe nga uji ndahet oksigjeni). Sasia e oksigjenit në ajër kontrollohet me përpikëri të madhe. Mekanizmat e pastrimit të ajrit përkujdesen për absorbimin e gazeve që lëshon ekipi.
      Pse anijet e drunjta kishin dysheme të bakrit ?
      Anijet e drunjta në ujërat e vendeve të tropikut sulmohen nga një lloj i krimbi i drurit që e shpojnë drurin. Që nga 1758-ta marinarët britanik eksperimentuan me pllaka të bakrit për të i mbrojtur anijet e tyre. Në fillim kishin problem pasi që bakri me hekurin oksidoheshin, mirëpo me vendosjen shtyllave të hekurit mbi pllakat e bakrit edhe ky problem ishte zgjidhur.