Çudit kimike
- Çka e bënë aluminin të shkëlqen ashtu ?
- Alumini është metali i dytë që vije në shprehje në industri për përdorim, pa çelik është e pa mendueshme industria. Zakonisht alumini përdoret pa ndonjë përpunim specifik të sipërfaqes. Mirëpo kur sipërfaqen e këtij metali e përpunojmë me ndonjë thartësi apo lëngje alkaide (zakonisht në të njëjtën kohë përçohet edhe me rrymë elektrike) mund të fitohet një sipërfaqe shumë e rrafshët (pasqyre) që shkëlqen. Kështu mund të arrihet një sipërfaqe mbrojtëse e fortë.
- Si i jepet ujë sëpatës ?
- Hekuri përpara është prodhuar duke futur mineralin e hekurin, gur gëlqere së bashku me qymyrgur në një furrë. Përderisa qymyrguri digjej i skuqur rridhte hekuri i shkrirë dhe ftohej në një masë të ngurtë. Kjo masë pastaj rrihej me çekan për përpunime të më tutjeshëm dhe për prodhimin e sëpatës. Gjatë këtij procesi ai duhej disa herë të nxehej dhe të ftofej dhe këtij procesi të vjetrit i thonin "me i japë sëpatës ujë".
- Si përfitohet hekuri modern ?
- Ditëve të sotshme hekuri prodhohet në dy mënyra: ose me metodën konvente me oksigjen ose me metodën e harkut të dritës. Gjatë metodës së parë në masën e nxehur hidhet një rreze oksigjeni dhe pluhur i gëlqeres. Në këtë mënyrë brenda një ore mund të fitohen nga çeliku dhe metale të përdorura në formë të lëngët 350 tona hekur të pastër. Metoda e dytë përdorë çelikun e vjetër (hekurin) të ftoftë i cili në një nxehtësi shumë të lartë shkrihet me një formë të harkut të ndriçuar (harku është një shkëndi e vazhdueshme e rrymës elektrike)
- Si u gjet fshehtësia e ndryshkut ?
- Gjatë luftës së parë botërore shkencëtari Hary Breali gjeti sekretin e hekurit që nuk e kaplonte ndryshku (korrozioni). Ai provonte lloje të hekurit për gypa të topave, me më shumë krom si më parë. Rezultatet ishin zero, dhe ai e hodhi poshtë atë metal. Pas disa ditëve ai vërejti se nga ai metal pjesa e pa përdorur nuk ishte ndryshkur (oksiduar) dhe shkëlqente si të ishte i ri. Më këtë ai kishte gjetur si mund të përfitohej hekuri pa ndryshkë.
- Si e ndihmoj koksi revolucionin industrial ?
- Biri i një fshatari, Abraham Darby (1677-1717) u bë inxhinier. Në furrën e farkëtarisë së tij e zhvilloj një metodë më të mirë të përfitimit të hekurit. Në vend që të përdorte lignit (qymyrin nga bota bimore) përdori koksin për të arritur temperaturën e dëshiruar të shkrirje. Koksi krijonte një temperaturë shumë më të lartë dhe hekuri shkrihej shumë shpejtë dhe kështu brenda një kohe të shkurt fitohej sasi më e madhe dhe më kualitative. Përdorimi i koksit nga Darbisi ishte një kusht për zhvillimin e revolucionit industrial.
- Kur është prodhuar çeliku i parë ?
- Në atë kohë, romakët prodhonin një lloj çeliku, po ashtu edhe në vende tjera duhet të ketë pasur shkritore që me apo pa qëllim kanë prodhuar çelik. Gjatë mesjetës Toledo në Spanjë ishte i njohur për thikat e çelikta. Mirëpo prodhimi masiv ka filluar së pari me shpikjen e proceseve industriale të prodhimit të çelikut. Këtë e arriti Sër Henry Besemer në vitin 1856. Ky shpiku një konventë për prodhimin e çelikut të njohur si dardha e Besemerit.
- Si fitohet çeliku i çmuar ?
- Duke i futur substanca tjera mund të ndryshohen vetit e hekurit kështu edhe të çelikut. Hekuri mund të lihet i butë, elastikë, i fortë dhe i qëndrueshëm ndaj temperaturave. makinat prerëse apo gavrruese zakonisht kanë pajisje të bëra nga çeliku me volfram dhe molibden. Këto legura janë jashtëzakonisht të forta kështu që paisjet janë të qëndrueshme.
- Çka është lira ?
- Metalet si argjendi e ari janë shumë të çmueshme për të shtypur monedha nga to. Në të kaluarën monedhat janë shtypur për të qarkulluar me to ndërsa tani ato shërbejnë për dekorim të nuseve dhe për koleksionues. Monedhat e ditëve tona bëhen nga lëgura bakrër-nikel (75 për qind bakër dhe 25 për qind nikel)
- Për çka përdoret argjendi në fotografi ?
- Filmi i kamerës së fotografive ka lidhje të kokërrzezave argjendi që quhen halogjenide. Këto janë shumë të ndjeshme ndaj dritës dhe ndryshojnë vetit kemikale nën ndikimin e dritës. Pas zhvillimit të filmit, kokërrzezat e ndriçuara shndërrohen në metal të argjend. Fotografia që shohim përbëhet nga mija kokërrzeza argjendi.
- Pse thyerjet e kockave mjekohen me pjesë argjendi ?
- Thyerjet e kockave të skeletit zakonisht kirurgu i mjekon dhe riparon me shufra,, gjilpëra e pllaka argjendi. Ai e përdorë këtë pasi që argjendi nuk reagon me organizmin. Protezat nga argjendi qëndrojnë për një kohë të gjatë të pa dëmtuara.
- Si mbrohet hekuri me shtresë zinku ?
- Zinku e mbron hekurin nga ndryshku. Procesin e mbështjelljes me zink e quajnë galvanizim. Edhe pse zinku vetë oksidohet ai formon një shtresë karboni që e ndalon oksidimin e më tejshëm. Po që se gërvishtet zinku më parë do të gërvishtet sipërfaqja e zinkut përreth se të shihet hekuri.
- Pse Volframi na jep dritë të ndriçushme?
- Pika e shkrirjes së këtij metali është 3380 gradë celsius dhe është më e larta ndër metale. Për këtë është metali më i mirë për tela shndritës.
- Cilin metal e kanë hëngër për shërim të problemeve të tretjes ?
- Problemet e tretjes së ushqimit mund të paraqiten nga thartësira të ndryshme. Për të hequr problemet e tretjes shpesh përdoret qumështi i magnezit, një lidhje kimike e magnezit. Kjo masë lidhet me thartësira në stomak dhe krijon natronin dhe zvogëlon sasinë e thartësisë.
- Pse pacientet marrin barium ?
- Sulfati i bariumit është një mineral që nuk tejkalohet nga rrezet e rëntgenit. Pacientët me lëngime në stomak bëjnë fotografimet rëntgen dhe për këtë ata pinë barium. Në fotografin e bërë pastaj organet e brendshme dallohen dhe mjeku e ka lehtë të gjejë problemin.