Çudi!!!
- Kush e ka ndërtuar mullirin e parë automatikë ?
- Rreth 1780-ve, amerikani Oliver Evan, ndërtoj një mulli i cili bluante drithërat vetëm me ndihmën e makinave. Drithërat silleshin me karroca apo anije dhe me një sistem transporti të shpejtësisë së kërmillit transportohej në katin e parë të ndërtesës. Nga aty, energjinë e duhur e jepte gravitacion dhe drithërat hidheshin në një gyp drejtë e në gurin e mullirit. Mulliri i Evansit kishte një teknologji të lartë për atë kohë dhe shumë pak vetë tregonin interes për këtë.
- Kur është futur prodhimi serik i veturave për herë të parë ?
- Deri në vitin 1914 veturat janë prodhuar një nga një me punë dore, ngjashëm si më parë me prodhimin e karrocave. Grupi i punëtorëve së pari përfundonte prodhimin e një veture dhe pastaj fillonte tjetrën. Industrialisti amerikan, Henri Ford bëri një ndryshim në thelbin e metodës së prodhimit kur ai në fabrikën e tij instalojë një trakë lëvizëse. Skeleti i veturës vendosej në një trakë dhe ajo lëvizte automatikisht. Gjatë lëvizjes së trakes, instaloheshin pjesët një nga një. Para se të vendosej traka, për bashkimin e pjesëve të një Fordi të modelit T, nevojiteshin 13 orë ndërsa me trakë vetëm 1 orë e gjysmë.
- Çfarë fuqie është përdorur për makinën tjerrëse ?
- Me zhvillimin e industrive të para fillon edhe revolucioni industrial. Ndër to ishin fabrika të tekstili për tjerrjen dhe prodhimin e stofit. Më 1769 (në të njëjtin vit kur Xhem Vati ndërtojë makinën e përmirësuar me avull) Rikard Arkvigu, patentoi makinën e parë për tjerrje të mëndafshit. Makina e Arkvikut vihej në lëvizje me rrotë uji dhe nuk kishte të bënte me makinën e Xhemsit. Rrota, rrotullohej me ujë mbi mbështetëse ë të cilën copat e mëndafshit tërhiqeshin për të marrë formën e fijeve.
- Cili astronom shpiki kambanën zhytëse ?
- Në vitin 1690 Edmund Hallei (sipas tij është thirrur edhe kometa e famshme) shpiku një kambanë zhytëse nga druri. Ajo kishte formën e sferës të ndërtuar nga dërrasat e pështjelluar me shtresë plumbi. Kjo makinë mund të fundosej deri në 20 metra nën det. Brenda saj gjendeshin Harei dhe katër shokë të tij ë cilët merrnin ajër nga një buri në të cilën ishte futur një litar. Në këtë mënyrë ata ja arritën që më se 90 minuta të qëndrojnë nën ujë.
- Çka janë Aqualungat ?
- Më parë zhytësit mund të qëndronin nën ujë, vetëm sa kishin aftësi të manin frymën. Ndërsa zhytësit me tesha të rënda janë të varrë nga ajri i cili nëpërmjet një zorre fryhet deri në gojë. Rreth viteve 1930-të u krijuan pajiset e para që lejonin frymëmarrjen zhytësve pa ndihmën nga jashtë. Zhytësit bartin në shpinë një pajise me ajër nën shtypje dhe e thithin atë nëpër fitil me ventil. Paisjet d.m.th teshat e zhytësit të njohura si Aqualunga janë krijuar nga zhytësi francezë Zhakues Koustau.
- Çka janë njerëzit bretkosa ?
- Janë zhytës, të angazhuar në luftën e dytë botërore për qëllime speciale ushtarake. Ata hynin në tesha të mbyllura dhe thithnin ajër. Para thithjes së ajrit, oksigjeni nga një cilindër orientohej në një thes të gumës. Ajri i papastër që lëshonin zhytësit pastrohej me kimikalje dhe plasohej në thesin e gumës. Falë pastrimit krijohej një qarkullim i ajrit dhe nuk kishte floska të zhytësve mbi sipërfaqe të ujit.
- Si u gjet Titaniku përsëri ?
- Pampuri i pasagjerëve Titaniku u fundosë më 1912 pas një përplasje me një shkëmb të akullt në atlantikun veriorë. Kjo anije me avull u bë fatkeqësia më e madhe deri më tani, e cila solli vdekjen e 1500 njerëzve edhe pse mbahej si e pa fundoseshe. Shkencëtarët me ndihmën e aparateve sonare (aparate të përdorura për të matur thellësinë me jehonën e zërit, ehon) në vitin 1985 ja arrin që të gjejnë trupin e fundosur të Titanikut. Ai ishte i fundosur 4000 metra thellë në det dhe shtrihej në tokë. Për të hulumtuar është lëshuar një zhytëse, pa njerëz e cila komandohej nga anija amë.
- Përse dërrasat e Mari Rozës, edhe pas 400 viteve ishin në gjendje të mirë ?
- Anija luftarake e mbretit Henri VIII, Mari Roza është ndërtuar nga Anglia dhe është fundosur më 1545 në brigjet jugore të Anglisë. Trupi i fundosur i saj është gjetur më 1971 dhe më 1982 është tërhequr në sipërfaqe të tokës. Pjesa më e madhe e dërrasave ishte konservuar nga lloçi. Që të mos thyheshin (ashtu që mos shkapërderdheshin) së pari e kanë stërpikë me ujë, dhe pastaj e kanë ulë në një lëngë nga Polietilenglykol (lloj alkooli). Kemikalet zëvendësonin ujin në fijet e dërrasave. Pas tharjes së akullt, dërrasat ishin si të reja. Kështu trupi i restauruar i Mari Rozës mund u publikua në Portsmouth.
- Si funksionon barrikada e vërshimit pran një lumi ?
- Temesi, në Londër ka në Uoluiç një barrikadë gjigante për të parandalua vërshimin e lumit. Ajo ka katër porta kryesore dhe secila nga ato peshon rreth 3700 ton dhe ka gjashtë porta të vogla që shërbejnë si barrierë dhe mund të hapën duke u ngritur. Kur llogarite që mund të ketë ndonjë vërshim të lumit nga uji i detit, portat lëshohen për ë penguar vërshimin e qytetit.
- Pse u ndërtua modeli fluturzaurë?
- Dihet që gjatë jetës në planetin tonë ka pas dinozaurë para miliona viteve që kanë pasur krahë gjigant. Dikush i ka gjetur fosilet, por askush nuk është i sigurt se si kanë fluturuar këto krijesa. Kanë fluturuar si zogjtë apo vetëm janë lëshuar në ajër ? Kjo i ka shtyrë disa shkencëtarë amerikan që të ndërtojnë një model të fluturzaurios më të madh për të cilin kanë të dhëna. Ata donin të shikonin se sa është e mundur që qenjet me krahë të gjatë 11 metra të fluturojë.
- Çka është kanali me frymë ?
- Ndërtuesit e aeroplanëve përdorin kanale me frymë për të provuar modelet e aeroplanëve. Model përforcohet në një tunel në të cilin vije fryma me fuqi të ndryshme nga një ventilator ajri. Vëzhguesit marrin të dhëna për vetit e modelit në këto kushte dhe në bazë të tyre edhe bëjnë përmirësimit e aeroplanëve në aspektin e rezistencës së ajrit dhe shpenzimeve të derivateve.
- Çka është teknologjia alternative ?
- Shkenca dhe teknologjia mund të jenë të shtrenjta, shumë të shtrenjta për disa vende në zhvillim. Teknologjia alternative ju jep këtyre vendeve një mundësi që me pakë shpenzime ë zgjidhin problemet që kanë në zhvillim. Për shembull një pompë për sjelljen e ujit nga ujërat nëntokësor në shkretëtirë ka nevojë për derivate dhe duhet të mirëmbahet. Pa një mirëmbajte të mirë, makinat do të jenë bërllogë pas disa viteve. Mirëpo një mulli i thjeshtë me erë i paraparë për vende të thata mund të përdoret për të nxjerrë ujë për më se 20 vite. nuk ka nevojë për derivate të naftës dhe për mirëmbajtje të shtrenjtë.