Çudit e ditës
- Cili është qiriu i parë ?
- Qiriu është përdorur që para 3000 viteve, ndoshta edhe më herët. Qiriu përmendet edhe në dhjatren e vjetër dhe romakët kishin qirinjtë nga liri i lyer me dyllë.
- Kush e ka pas para 2000 viteve nxehjen qendrore ?
- Shtresa e pasur romake banonin në shtëpia me të quajtura dysheme hypokaustike. Skllavet mbanin zjarrin e ndezur, që e ngrohte ajrin i cili që qarkullonte brenda dyshemesë së dyfishtë. Shtëpi të tilla dhe pa skllav ka edhe në Prizren ku shtëpitë janë ngrohur nga nxehtësia e lëshuar nga kuzhina e cila shpërndahej nëpër kanale në muret e shtëpisë në dhomat e banimit.
- Me çka e kanë ndezur zjarrin para se të shpikej fija e shkrepëses ?
- Para se të shpikej fija e shkrepëses është përdorur një gur shkrepës. Guri është rrahur për një shufër metali dhe teposhtë lëshonte shkëndijë tek ndezësi (zakonisht qymyr guri i thatë apo mbeturina të gacave). Ndezësi fillonte të skuqej dhe me pak shkathtësi e duke e fryrë ndizej flaka. Fijet e sigurta për shkepëza janë shpikur në fund të shekullit XIX.
- Pse ngrin frigoriferi ?
- Kur fillon të avullohet një lëngë, ndodhë procesi normal që të merr nxehtësinë nga rrethina. Në rrjetën mbrapa frigoriferit qarkullon një gaz, zakonisht amoniaku. Ky gazë nxehet dhe pastaj ftohet. Gjatë ftohjes gazi shndërrohet në lëngë. Lëngu hynë në rrjetën e gypave brenda frigoriferit dhe aty merr nxehtësinë e mjedisit dhe shndërrohet në gaz. Pas çdo përsëritje të këtij procesi në bendi të frigoriferit bëhet më ftohët.
- Pse rrinë të freskëta gjërat në frigorifer ?
- Ushqimi prishet për shkake të aktivitetit të baktereve shumë të vogla. Këto baktere shumë fishohen në temperatura më të larta se 10 gradë celsius. Shumimi i tyre në temperatura më të ulëta është shumë më i ngadalshëm për këtë edhe ushqimi qëndron i freskët për një kohë më të gjatë.
- Kur është shitur për të parën herë ushqimi i ngrirë ?
- Që nga kohërat e lashta njerëzit e dinin që bora dhe akulli e mbajnë ushqimin të freskët. Mirëpo deri në shekullin e XIX nuk kishin shumë mënyra që të vinin deri tek posedimi i tyre. Në Dimër prisnin blloqe të mëdha dhe i fusnin në të ashtuquajturat bodrum akulli, mirëpo pa hyrë në verë, shkrihej akulli. Më 1834 Xhosef Pekins gjeti se si krijohet akulli artificial, mirëpo u nevojiten më se 20 vite që të vije koha për të blerë ushqim të ngrirë.
- Cili gjeneral duke zierë bëri konservim ?
- Metodat më të vjetra të konservimit të ushqimit janë kriposja dhe tharja. Në shekullin e XIX, Napoleoni kërkonte një metodë më të mirë. Përgjigjen e gjeti Nikollas Apert, dhe atë duke futur ushqimin e zier në një sferë qelqi me grykë të mbyllur. Ushqimi i racionuar qëndronte i freskët, me të Napoleoni i dërgonte ushtarët në luftë. Shumë më vonë shkencëtarët e gjeten se si funksionon konservimi me zierje. Gjatë procesit të zierjes, mbyten bakteret që e zbërthejnë ushqimin.
- Sa bira brenda minutës hapë makina e qepjes ?
- Një makinë e qepjes normale shtëpiake mund të hapë 1500 bira brenda një minute, shumë me shpejtë se qepja me dorë. Makina e parë e qepjes duhet të jetë prodhuar dikur rreth 1790, mirëpo prodhimi i parë me shumicë është bërë nga Isak Singer i cili edhe patentoi makinën e parë të qepjes më 1851. Sot ka diku rreth 2000 lloje të makinave të qepjes dhe disa prej tyre arrijnë deri në 20 000 bira në minutë.
- A është e vërtet se thithëset e para të pluhurit të tepihut më tepër hidhnin se thithnin ?
- Shpikja e aparateve shtëpiake në fund shekullin e XIX, nga njëherë gjatë tentimeve e kanë humbur qëllimin. Grabujat e para elektrike të tepihut hidhnin një rrymim të fortë të ajrit i cili e frynte pluhurin e tepihut. Fatkeqësisht pluhuri përhapej në vende tjera. Më 1901 një shpikës me emrin H. C. Both kishte një ide më të mirë. Pse të mos përdorej kjo makinë për të thithurën vend të krehjes? Për të parë se funksionon ideja, maur një fasulet, e vendosi para gojës dhe u shtri në dysheme, e lëshoj makinën dhe filloj të thithe ajër. Funksiononte, dhe kështu Both e bëri makinën e parë moderne thithëse.
- Cilat janë teshat e para me patentë zinxhiri ?
- Deri në fund të shekullit XIX të gjitha teshat punoheshin me pulla apo mbërthesa e kapës të llojeve tjera për tu mbyllur. Mirëpo shumë kohë më parë bëheshin tentime për të gjetur një metodë më e mirë e përthëkimit së teshave. Kjo edhe u arrit më 1891 nga amerikani Vhitkomb Xhudson kur shpiku një patentë zinxhiri. Ky patentë më 1913 u përsosë nga suedezi Gideon Sundbek dhe lloje të tij përdoren për përthekimin e teshave të ndryshme edhe sot e kësaj dite.
- Si të hap një konservë pa çelës ?
- Dozat e para të konservuara në kutia, janë shpikur në vitet 1820-të. Për të hapur ato kishte vetëm një mundësi; me çekan dhe një thikë të fortë. Me siguri që gjatë hapjes së tyre janë lënduar shumë persona apo e kanë humbur durimin dhe e kanë hedhur poshtë. Rreth viteve1860 një shpikës, emri i të cilit ka mbetur i panjohur shpiku çelësin për hapjen e këtyre konservave.
- Cila është konserva e parë që stërpikte ?
- Doza e parë nën shtypje me qëllim spërkatje e ka shpikur amerikani Lyle D. Gudue. Mbajtësi ( i mbushur me ngjyrë apo sprej të flokëve) si vërës në lëvizje kishte një gaz që gjendej nën shtypje, p.sh dyoksid flori (OCF). Me qëllim të shpëtimit të gropës së ozonit, më vonë është bërë një marrëveshje ndërkombëtare për parandalimin e këtyre gazrave (OCF) dhe është paraparë që nëse është nevoja ë ndalohet e edhe i tërë përdorimi i tij.