Çudit në prodhim
- A do të kemi vërtet tesha sipas dëshirës individuale ?
- Në prodhimtarin e tekstilit gjatë shtypjeve në fabrika përdoret një numër i shumtë dhe i shumëllojshëm i fyzave të fijeve. Këto fije mund të marrin ngjyra të ndryshme. Në të ardhme duket se do të jetë i mundshëm blerja e teshave të "fotokopjuara". Ngjyra dhe format e këtyre teshave do të bëhen nga një makinë e ngjashme për nga funksionimi si aparati foto kopjues elektronik. Kopja bartet tek stofi i cili më tej me nxehësi ngjite në pjesët e marra në cak. Kështu kreativitetit është vetë fantazia e njeriut e pa kufizuar. Me një përzgjedhje nga sistemet kompjuterike, konsumatorit do të i prezantohet stofi sipas dëshirës së tij, dëshirë e cila menjëherë zbatohet në stofin e "zbrazët".
- Çka është makina e shpikur për mëndafsh ?
- Mëndafshi përbëhet nga fije të farës së bimës së mëndafshit. Në të vërtet fara e frutave duhet hequr, dhe kjo deri në vitin 1793 ishte punë e mundimshme. Amerikani Eli Vhitni më 1793 patentojë nxjerrësin e farave të mëndafshit, një makinë që zëvendësonte punën e dorës së 50 punëtorëve. Në atë makinë gjendej e instaluar një fyzë e dhëmbëzuar që fijet e bërthamës i tjerrke. Farat ishin të mëdha që të kalonin përtej dhëmbëzoreve dhe binin në kovë.
- Cila ishte e para masë ngjitëse ?
- Diku rreth 3000 vite më parë, njerëzit përdornin masa ngjitëse nga bimët si drithërat apo orizi, mirëpo nuk ishte e rrallë edhe nga kockat dhe eshtrat e kafshëve. Po ashtu dylli i drunjtëve, veza sa që edhe djathi është përdorur si masë ngjitëse.
- Si i derdhen metalin e monumenteve egjiptiane ?
- Egjiptianët krijonin statuja për hir të Faraonëve, sipas principit të humbje së formës. Së pari krijohej një model detal nga masa e qiriut. Këtë model e pështjellonin me baltë të butë. Baltën e pjekonin në një furrë, deri sa ajo të formësohej. Gjatë kësaj kohe shkrihej masa e qiriut dhe derdhej nëpër një vrimë nga forma. Përbrenda formës mbetej një negativë i formës së parë. Pastaj nëpër vrimën e formës së baltës së tharë, derdhej metali i lëngët. Pas ftohjes, kur arrihej pika e ngurtësimit të metalit thyhej forma e baltës dhe fitohej statuja e dëshiruar.
- Si është prodhuar letra para industrializimit ?
- Në shekullin e XVII secila fletë letre punohej me punë dore. Makinat e vetme të përdorura funksiononim me rrotë uji, me ndihmën e një boshti me rrotë valore të futur në lëvizje nga një çekan shtypës. Kjo i thërrmonte paçavrat në një brumë. Brumi pastaj sillej në një kovë, ku zhytej një sitë. Sita merrte me veti shtresën e imët të brumit e cila sitej. Sasia e fituar hidhej mbi copa stofi ku edhe ngjitej. Copat e fituara pastaj shtypeshin që të hiqnin lagështinë. Pastaj tërhiqeshin fetat e letrës nga stofat një nga një.
- A ka letër prej fijeve sintetike si najloni ?
- Po ka, sikurse ka nga fijet natyrore. Mirëpo kushton shumë sepse për to duhet përdorur masë ngjitëse e cila duhet të zëvendësojë fuqinë natyrore të ngjitjes së celulozës. Letra sintetike është e qëndrueshme ndaj thartësirë dhe nxehtësisë.
- A mund të prodhohet nga secila bimë në letra ?
- Letra që ne sit përdorim kryesisht fitohet nga fijet e drunjtëve. Mirëpo letra mund të përfitohet nga fijet e secilës bimë. Bimët kanë celulozën, një lëndë e përforcuese e cila zbutet kur të ulet në ujë dhe nuk i humbë vetit e veta ngjitëse. Për këtë nga të gjitha bimët mund të fitohet letra.
- Çka janë duroplastet ?
- Ka dy grupe të plastikës ; Termoplastet (të cilat marrin format me ndihmën e nxehtësisë) dhe Duroplastet te të cilat kur të merr ngurtësohen një herë nuk mund të marrin forma tjera. Materia e parë plastike e përdorur për qëllime komerciale është bakeliti, një llojë i duroplastikës. Nga ky material janë prodhuar prizmat elektrik sepse duroplastet janë izolues shumë të mirë.
- Cila ishte materiali i parë artificial ?
- Kimisti Aleksandër Parkers në një prezantim në Londër më 1862 paraqiti shpikjen e tij. Një lëndë që ai kishte arritur të krijojë, kishte celulozë që ai e thërriste Parkensin. Ishte lënda e parë plastike, një lëndë e thyeshme. Parkensenin më vonë amerikani Xhon Uesley e përpunoi më tej dhe e ri emërojë si celuloid. Edhe sot kjo lëndë është më e rëndësishme se lënda e parë në filma.
- A ka polimere në natyrë ?
- Fijet përforcuese dhe të celulozës së bimëve janë Polimere natyrore. Diçka tjetër është goma. Monomeri (molekula e vetme) e gomës quhet Isopren. Poliminizohet në mënyrë natyrore në drurin e gomës dhe krijohet një lëndë ngjitëse, e njohur i Lateks. Lateksi fitohet duke mbjellur drunj të gomës, duke i tharë dhe përpunuar atë dhe nga ai fitohet pastaj goma.
- Pse kapen gjërat me ngjitës ?
- Deri në një masë, të gjitha lëndët janë ngjitëse ndërmjet veti. Dëshira e molekulave që të ngjiten njëra me tjetrën, e mbajnë botën kështu si është. Lëndët ngjitëse nuk do më thënë të përmbajnë vetëm lëndë që për nga vetë natyra janë ngjitëse. Ngjitës artificial mund të prodhohen nga lëndët polimetrike, lëndë të cilat përbëhen nga molekula gjigante dhe nga shumë molekula monome. Polimeret gjithnjë shikojnë që të kapen për polimere.
- Kur u shpikën teshat e gomës për mbrojtje nga shiu
- Deri n shekullin e XIX askush nuk dinte saktësisht si të përdorte gomën natyrore. Kjo lëndë ishte në varshmëri të madhe t ë temperaturës, zbutej dhe tkurrej shpejtë. Rreth 1830-ve një skocez i quajtur Çarles Mekintoç bëri një shpërploçë, një "sandviç" nga dy lëndë ndërmjet të cilave ishte plasuar shtresa e gomës. Ky stof ishte i përshtatshëm kundër reshjeve edhe pse goma ngjitëse nga sandviçi duhej të mirëmbahej gjatë nxehtësisë.
- Kur është vullkanizimi ?
- Goma e vullkanizuar është shumë më e fortë se goma natyrore e pastër. Fshehtësinë e saj e ka gjetur kimisti amerikan Çarls Godyear në shekullin e XIX përderisa eksperimentonte një metodë prodhimi që e kishte përmendur më parë po ashtu një amerikanë i quajtur Nataniel Hajvard. Godyeari e futi gomën në sulfur të zier dhe përcillte një ndryshim. Goma zihej shumë por nuk digjej. Nga kjo goma doli më e fortë (elasticitet i kishte mbetur) sepse molekulat e sulfurit ishin futur në bashkëdyzime me molekulat e gomës.
- Si bëhet lënda shkumore, stiropori ?
- Lëndët shpuzore janë termoplaste (për shembull polistiroli dhe poliuretani). Shkuma fitohet kur lëndës së lëngët plastike, i shtohet një substancë kimike. Kjo substancë gjatë nxehjes shpërndahet në flluska. Këto flluska depërtojnë masën e plastikës dhe pas ftohjes plastika merr formën e shkumës.
- Pse zgjatet goma ?
- Goma zgjatet sepse përbëhet nga fije të gjata e llastike nga molekulat apo polimeret. Molekulat përcillen lehtë njëra pas tjetrës për këtë me shumë lehtësi goma mund të zgjatët.
- Kur është shpikur goma artificiale ?
- Që në luftën e parë botërore, gjermanët ndërmorën disa eksperimente për të prodhuar gomën artificiale, vendet tjera filluan këtë rreth viteve 30-ta. Mirëpo perfeksionimi i prodhimit të gomës artificiale u bë nga amerikanët në luftën e dytë botërore. Gjatë luftës, nevoja për gomë ishte e madhe mirëpo fushat e gomës në Azinë jugore ishin të pushtuara nga fuqitë japoneze. Goma artificiale fitohet nga produktet e naftës. Në prodhim të gjerë është goma e fituar nga styrol-kauçuku, shkurtesa SBR (SB për Styrol-Butadien, R anglisht "rubber" shqip goma).
- Çka ndodhë në rafinerinë e naftës ?
- Vajguri (lëndë e gjelbër e kaftë në të zezë, ngjitëse dhe e lëngët) është përzierje e disa lëndëve. Këto janë lëndë të çmuara mirëpo së pari duhet të ndahen nga nafta. Kjo ndodhë në rafineri me metodën e quajtur distilim. Vajguri zihet në dyshemenë e një kove mbajtëse. Lëndët përbërëse avullohen dhe ngjiten. Gjatë ftohjes ato bien poshtë por në temperatura të ndryshme njëra pas tjetrës. Lëndët që lëshohen poshtë pritet në nivele të ndryshme të kovës, ndaras njëra pas tjetrës. Shtresat e lëndëve thirren fraksione. Lëndët e lehta merren më së larti; në dyshemenë e kovës, ku edhe nxehtësia është më e madhe mblidhen lëndët e rënda.
- Çka mund të bëhet me thëngjilli përpos djegies?
- Sikurse nafta dhe gazi edhe thëngjilli ka substanca kimike që për plastikë dhe industrinë e naftës janë të çmueshme. Kur thëngjilli nxehet në temperaturë 1000 dhe 1200 atëherë shpërbëhet në katër lëndë kryesore: Koks, Gaz të koksit, Amoniak dhe thëngjill druri. Produkte të njohura që për bazë kanë thëngjillin janë ngjyrat, medikamente, instekcidet, plehrat artificiale, lëndë plasëse dhe thartësira.
- Cilin produkt mund të nxjerrim nga nafta ?
- Nga vajguri nxirret një numër i madh i produkteve (derivateve të naftës). Aty hyjnë gazrat dhe lëndë tjera kimike (fraksioni më i lehtë gjatë distilimit). benzina, kerozina, nafta disel, vajra lyrës, vaji i rëndë (që përdoret në turbinat me avull në elektrana) dhe fraksioni më i rëndë bitume
- A mund të jetojmë pa naftë ?
- Në botën që jetojmë sot, jepi bë varshmëri të madhe nga produktet e vajgurit. Nga këto derivate prodhohen produkte të jetës së përditshme si plastika apo najloni. Në vitet 1980-ta është përdorur pesë herë më shumë përpunimi i naftës, se në vite 1950-ta. Janë shumë segmente të jetës të cilat përdorin këto derivate dhe disa shkencëtarë e marrin për mendjelehtësi përdorimin e naftës për motorët në vetura.