LIGJI NR. 2003/2

                     PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË

   Kuvendi i Kosovës,

   Në bazë të autoritetit të dhënë dhe përgjegjësive të transferuara në Institucionet e
   Përkohëshme të Vetë-qeverisjes (IPVQ) nga Rregullorja Nr. 2001/9 të 15 Majit e Misionit të
   Administratës së Përkohëshme të Kombeve të Bashkuara ne Kosovë (UNMIK) mbi
   “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohëshme në Kosovë” veçanërisht nenet 5.7,
   9.1.1, 9.1.11, 9.1.26 (a), 9.3.3 dhe 11.2;

   Si pasues të kompetencave të transferuara dhe të autoritetit të dhënë degës Ekzekutive të
   IPVQ-së nga Rregullorja e UNMIK-ut 2001/19 e 13 Shtatorit 2001, “Mbi Degës Ekzekutive
   të Institucioneve të Përkohëshme të Vetë-qeverisjes në Kosovë,” veçanërisht nenet 1.6, 1.7,
   2.2 dhe 3.2 të saj, si dhe pikat (i), (ii), (iii), (iv), (v), (vii), (viii), (x), dhe (xi) 
   të Shtojcës II të kësaj Rregulloreje;

   Duke marrë parasysh kompetencat e rezervuara për PSSP-në nga Rregullorja e UNMIK-ut
   2001/9, veçanërisht nenet 8.1 (c), (e), (f), (r), (ë), dhe (x), si dhe Kapitulli 12 i saj, si dhe
   Rregullorja e UNMIK-ut 2001/19, me ndryshime, veçanërisht neni 7 e tutje;
   
   Gjithashtu duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut Nr.1999/1 të 25 Korrikut 1999,
   “Mbi Autoritetin e Administratës së Përkohëshme,” me ndyshime; dhe Rregulloren e
   UNMIK-ut Nr.1999/24 të 12 Dhjetorit 1999, “Mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë”, me ndryshime;
   dhe

   Duke njohur nevojën për themelimin e buxhetit, shpenzimeve kapitale dhe operative,
   menaxhimit financiar, kontabilitetit, përgjegjësive buxhetore dhe sistemit të raportimit
   financiar për organizatat buxhetore në Kosovë, për përshkrimin e pushteteve, kompetencave
   dhe detyrave të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave rreth këtyre çështjeve si dhe për
   vendosjen e një kornize për rregullimin e të ardhurave dhe granteve për komunat në Kosovë;

   Miraton Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si vijon:
 
 

< 51
faqe
- 52 -

53 >
Në amëzën e Kuvendit