.
                                       Kapitulli 1	   
    	                         Dispozitat e përgjithëshme	   
.
                                         Nëni 1	   
    	                          Fushveprimi dhe qëllimi
.   
    	(1) Ky ligj qeveris të gjithëa shërbimet e telekomunikacionit dhe të gjithëë	   
    	ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit në Kosovë dhe do të krijojë një ambient	   
    	ligjor, rregullator dhe transparent, i cili do të promovojë investimet dhe konkurencën e	   
    	lirë, për t’i përmbushur nëvojat e të gjithë shfrytëzuesve për shërbime të	   
    	telekomunikacionit.
.   
    	(2) Ky ligj, si dhe të gjithëa aktivitetet implementuese, duhet t’i marrin parasysh	   
    	udhëzimet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian si dhe standardet dhe praktikat tjera	   
    	ndërkombëtare të telekomunikacionit të cilat kanë të bëjnë me promovimin e kushteve	   
    	transparente të hyrjes/plasimit në treg dhe të një tregu me konkurencë.	   
.
                                         Nëni 2	   
    	                Definicionët dhe rregullat e interpretimit
.	   
    	(1) Definicionët: termet në vijim, qofshin ato në njejës apo shumës, do të kenë	   
    	kuptimin e cekur në vijim:
.	   
    	“Kuvendi” nënkupton trupin legjislativ të themeluar nga Rregullorja e UNMIK-ut	   
    	2001/9, më datën 15 maj 2001, “mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e	   
    	Përkohshme në Kosovë”.
.	   
    	“Autorizimi” nënkupton lejen zyrtare me shkrim, të lëshuar nga ART-i, i cili e	   
    	verifikon qëllimin e një personi për të ofruar shërbime publike të telekomunikacionit.
.	   
    	“Transmetimi” nënkupton emitimin dhe shpërndarjen e kanaleve radio apo televizive	   
    	me qëllim të pranimit të drejtpërdrejtë nga publiku. Transmetimi është shërbim njëdrejtimësh	   
    	i telekomunikacionit që nuk do të përfshijë edhe drejtimin kthyes nga	   
    	shfrytëzuesi tek ofruesi i shërbimeve.
.	   
    	“Rregullorja mbi transmetimin” nënkupton Rregulloren e UNMIK-ut 2000/36 “Mbi	   
    	Liçencimin dhe Rregullimin e Mediave Transmetuese në Kosovë.”
.   
    	“Komisioni për transport, postë dhe telekomunikacion” (“Komisioni”) nënkupton	   
    	komisionin përgjegjës të Kuvendit për shqyrtimin e çështjeve që i përkasin sektorit të	   
    	telekomunikacionit.	
.   
    	“Conference Européennë des Administration des Postes et des Telecommunications”	   
    	(“CEPT”) nënkupton Konferencën Europianë të Administratave të Postave dhe	   
    	Telekomunikacionit, si trup i standardeve europianë, i cili promovon harmonizimin e	   
    	parametrave teknik dhe veprues ndërmjet ofruesve të shërbimeve të	   
    	telekomunikaconëve dhe atyre postale nëpër tërë Europën.	
.   
    	“Informatat konfidenciale” nënkupton të gjithëa dokumentet dhe informatat të tjera,	   
    	qofshin ato teknike apo afariste, që kanë të bëjnë me dizajnin, rehabilitimin,	   
    	sigurimin, veprimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe financimin e veprimit të	   
    	shërbimeve të telekomunikacionit apo çfarëdo aktiviteti që ka të bëjë me të, mirëpo	   
    	duke mos përfshirë informatat ekzistuese në sferën publike (domain) apo përndryshe	   
    	me thyerjen e obligimeve që përmban ky ligj, apo ligjet ose Rregulloret të tjera	   
    	aplikative të UNMIK-ut.	   
.
    	“Kompatibiliteti elektromagnëtik” nënkupton kapacitetin e një aparature, paisjeje apo	   
    	sistemi që të operojë në mënyrë të duhur në ambietin e saj elektromagnëtik pa krijuar	   
    	pengesa të palejueshme elektromagnëtike ndaj asnjë paisjeje tjetër në atë ambient.
.	   
    	“Kushtet e përgjithëshme” nënkuptojnë kushtet në pajtim me të cilat të gjithë ofruesit	   
    	e shërbimeve në Kosovë do të ofrojnë shërbimet e tyre, dhe të cilat duhet të rimiratohen	   
    	me shkrim nga ART-i.
.	   
    	“Ndërlidhja” nënkupton lidhjen fizike dhe logjike të hapsirave të organizatave, të cilat	   
    	ofrojnë rrjeta të telekomunikacionit dhe/apo shërbime të telekomunikacionit, me	   
    	qëllim që t’u lejojnë shfrytëzuesve të një organizatë që të komunikojnë me	   
    	parapaguesit e një organizatë tjetër, apo t’u mundësohet çasje shërbimeve të ofruara	   
    	nga një organizatë tjetër.	
.   
    	“Lidhja” nënkupton pikën (nyjen) fizike të lidhjes në rrjet, e cila i mundëson një	   
    	shfrytëzuesi që t‘i qaset një rrjeti publik të telekomunikacionit apo një stacioni radio	   
    	transmetues, i cili saktëson drejtimin e radios ndërmjet paisjeve të radios.
.	   
    	“Liçensa” nënkupton lejen zyrtare me shkrim, të cilën ART-i i’a lëshon ofruesit të	   
    	shërbimeve, kjo është leje që nëvojitet në të gjithëa rastet kur ka resurse të kufizuara,	   
    	duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në të drejtën e përdorimit të	   
    	numrave dhe frekuencave si dhe të hapësirës në pyrgjet, shtyllat dhe në kanale.
.	   
    	“Dhënia me qira e linjës” nënkupton një sërë të mundësive të telekomunikacionit, të	   
    	cilat i mundësojnë parapaguesit kapacitete transparente të transmetimit ndërmjet	   
    	pikave lidhëse të rrjetës dhe “linjës së dhënë me qira” do të jetë mundësi e së drejtës	   
    	së dhënjes së linjës me qira.	
.   
    	“Laku lokal” (Local Loop) nënkupton linjën fizike, e cila lidh pikën lidhëse të rrjetës	   
    	së parapaguesit me kornizën kryesore të distribuimit, apo paisjet e tjera të ngjajshme	   
    	në rrjetën publike të telekomunikacionit.
.	   
    	“Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit (“Ministria”) nënkupton njësinë	   
    	administrative përgjegjëse për çështjet të cilat kanë të bëjnë me sektorin e	   
    	telekomunikacionit, të themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut No.	   
    	2001/19, të 13 Shtatorit 2001, Mbi Degën Ekzekutive të Institucionëve të Përkohshme	   
    	të Vetë-Qeverisjes në Kosovë.	
.   
    	“Mobile” nënkupton shërbimet publike të telekomunikacionit të cilat ofrohen përmes	   
    	radios, duke përfshirë në mënyrë specifike telefonët celularë dhe ata satëlitorë.	   
    	“Pika lidhëse e rrjetës” nënkupton të gjithëa lidhjet fizike dhe specifikat e saja të	   
    	qasjes teknike, të cilat janë pjesë e rrjetës publike dhe të cilat nëvojiten për qasje në	   
    	rrjetën publike të telekomunikacionit, apo shërbimeve publike të telekomunikacionit	   
    	dhe për lidhje efektive përmes një rrjeti të tillë publik.	
.   
    	“Numri” nënkupton një seri të shenjave, numrave, shkronjave apo simboleve të tjera,	   
    	duke përfshirë edhe kombinimin e tyre për qasje në rrjetën, apo për identifikimin e një	   
    	rrjete, ofruesi të shërbimeve, pike lidhëse të rrjetës apo çfarëdo elementi tjetër të	   
    	rrjetës.	
.   
    	“Furnizimi i hapur i rrjetit” “FHR” (“ONP”) nënkupton ofrimi i lirë në rrjet, korniza	   
    	qenësore rregulluese për sektorin e telekomunikacionit në Evropë, të vendosur në	   
    	Direktivat e Këshillit të BE-së të 28 Qershorit 1990, et.seq.mbi themelimin e tregut	   
    	ndërkombëtar, për shërbimet e telekomunikacionit përmes implementimit të kushteve	   
    	të rrjetës së hapur (90/387/EEC; OJ L 192/1, 24.7.1990).
.	   
    	‘Person”– Nënkuptojmë cilido person fizik, juridik apo publik, duke përfshirë këtu	   
    	edhe korporata, partnëritete, truste, organizata të painkorporuara, ofrues të	   
    	shërbimeve, Qeverinë apo çfarëdo agjensioni që ka të bëjë me të.	   
    	“IPVQ” nënkupton Institucionët e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes, të themeluara	   
    	sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/19.	
.   
    	“PTK” nënkupton Ndërmarrjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës të themeluar sipas	   
    	Rregullores së UNMIK-ut 1999/12.	
.   
    	“Rrjeta publike” nënkupton rrjetën e telekomunikacionit, të themeluar apo shfrytëzuar	   
    	me qëllim të ofrimit të shërbimeve publike të telekomunikacionit.	   
    	“Shërbimi publik i telefonisë” nënkupton ofrimin afarist të shërbimit, që përbëhet nga	   
    	përcjellja e telefonisë së drejtpërdrejtë të zërit, nga ofruesit e shërbimeve publike të	   
    	telekomunikacionit.
.	   
    	“Radio paisje” nënkupton një mjet, apo pjesë të mjetit, që ka aftësinë e komunikimit	   
    	përmes emitimit dhe/apo pranimit të radio valëve dhe që përdor spektrin e radio	   
    	frekuencave të ndara për radio komunikime tokësore/ajërore.
.	   
    	“Radio frekuenca” nëkupton një pjesë të spektrit të frekuencave, që përdoret për	   
    	radiokomunikime dhe i cili përbëhet nga frekuenca qëndrore dhe përmban shiritin e	   
    	definuar të valëve të radio frekuencës përmbi dhe nën.	
.   
    	“Ofruesi i shërbimeve” nënkupton cilën do ndërmarrje që ofron çfarëdo shërbimesh të	   
    	telekomunikacionit, cilindo shfrytëzues apo ndërmarrje; ky term gjithëashtu është	   
    	përshkruar edhe si ofrues i shërbimeve të telekomunikacionit në këtë ligj.	
.   
    	“Mjet i vetë-punuar” të gjithëa pajisjet e telekomunikacionit, të cilat futen në punë	   
    	nga përdoruesi në baza të vazhdueshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në	   
    	përdorimin për hobi, arsim dhe studim dhe aplikacioniet zhvillimore por duke mos	   
    	përfshirë prodhimin industrial.	   
.
    	“Parapaguesi” nënkupton ata persona të cilët mbajnë një kontratë të vlefshme me	   
    	ofrues të shërbimeve publike të telekomunikacionit për shfrytëzimin e shërbimeve të	   
    	tyre.	   
.
    	“Telekomunikacionët” nënkuptojnë çfarëdo forme të transmetimit apo pranimit të	   
    	shenjave, sinjaleve, tekstit, fotografisë, zërit apo informatave të tjera, përmes telave,	   
    	fijeve optike, radios apo mjeteve të tjera elektromagnëtike.	
.   
    	“Rrjetat e telekomunikacionit” nënkupton sistemin e transmetimit, duke përfshirë	   
    	edhe komutacionët telefonike dhe paisjet e tjera, që ndihmojnë në transferimin e	   
    	sinjaleve ndërmjet pikave specifike lidhëse të rrjetave, përmes telave apo radio	   
    	valëve, ose përmes mjeteve optike apo mjeteve të tjera elektromagnëtike, duke	   
    	përfshirë këtu edhe rrjetat satëlitore, rrjetat tokësore fikse dhe mobile, të zërit apo të të	   
    	dhënave, rrjetat e transmetimit radio dhe televiziv, si dhe rrjetat kabllovike televizive.	 .   
    	“Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit” (“ART”) nënkupton, organin e pavarur	   
    	rregullator të themeluar sipas këtij ligji, për të rregulluar dhe për t’u kujdesur për	   
    	zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në Kosovë.
.	   
    	“Shërbimet e telekomunikacionit” nënkupton sistemet e transmetimit dhe aty ku është	   
    	e mundshme paisjet e komutacionëve telefonike si dhe resurset e tjera të cilat	   
    	mundësojnë dërgimin e sinjaleve ndërmjet pikave të definuara fundore përmes telit,	   
    	radios, fijeve optike apo mjeteve të tjera elektromagnëtike.	
.   
    	“Paisja terminale” nënkupton paisjen e dedikuar për lidhje të drejtpërdrejtë apo	   
    	indirekte me pikën fundore të një rrjete, me qëllim të dërgimit, procesimit apo marrjes	   
    	së informatave, duke mos përfshirë këtu paisjet e dedikuara për ofrimin e qasjes në	   
    	programe zbavitëse, në radio apo kabllo TV, përveç nëse një paisje e tillë mund të	   
    	përdoret për qasje në shërbimet e telekomunikacionit.	
.   
    	“Komisionëri i përkohshëm për media” nënkupton autoritetin për rregullimin e	   
    	sektorit transmetues të Kosovës, të definuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/36	   
    	të datës 17 Qershor 2000 mbi liçencimin dhe rregullimin e mediave transmetuese në	   
    	Kosovë.	   
.
    	“Shërbimet universale” nënkupton ato shërbime, të cilat përbëjnë furnizimin minimal	   
    	me shërbime të telekomunikacionit të kualiteit të definuar, në të cilin të gjithë	   
    	parapaguesit, me kërkesë të tyre, mund të kenë qasje në çmimin e qasjes, pa marrë	   
    	parasyshë vendin e tyre të banimit apo të veprimit.	
.   
    	“Parapaguesit” nënkupton personat, të cilët përdorin apo kërkojnë shërbime të	   
    	telekomunikacionit si shfrytëzues të fundit, apo ofruesit e shërbimeve që shfrytëzojnë	   
    	shërbimet e telekomunikacionit të të tjerëve; këta persona gjithëashtu quhen	   
    	parapagues në këtë ligj.	
.   
    	“Faqe në internët” nënkupton të dhënat elektronike, tek të cilat ka mundësi të qasjes	   
    	përmes internëtit publik dhe që janë të përcaktuara nga Kërkuesi Universal i	   
    	Shënimeve (URL).	
.   
    	“Linja pa tela/ajrore” nënkupton shërbimet publike të telekomunikacionit, të ofruara	   
    	përmes radio frekuencës, apo lakut të fiksuar lokal apo lakut optik.	
.   
    	“Linja me tela” nënkupton ofrimin e shërbimeve publike të telekomunikacionit	   
    	përmes fijeve të bakrit apo mjeteve të tjera fizike, duke përfshirë në mënyrë specifike	   
    	ato shërbime tradicionale themelore që ofron PTK-ja, përmes fijeve të përdredhura të	   
    	bakrit.	   
.
    	“Rajon rural” – është rajon me popullatë të rallë ku predominojnë aktivitetet	   
    	ekonomike që përfshinë prodhimin bujqësor, serrat, fermat dhe pyjet. Në Kosovë,	   
    	termi “rajon rural” në mënyrë specifike nuk përfshin shtatë (7) qendrat të mbëdha	   
    	urbane dhe fshatra me më shumë se 1000 banorë.	  
. 
    	“Bordi Mbikqyrës”- nënkupton, bordin që themelohet nga MTPT për mbikqyrjen e	   
    	PTK-së.	   
.
    	“AKM” – Agjencia Kosovare për Mirëbesim siç është përcaktuar me Regulloren e	   
    	UNMIK-ut 2002/12.	   
.
                                         Nëni 3	   
    	                       Autoritetet dhe kompetencat	
.   
    	(1) Përgjegjësitë e sektorit të telekomunikacionit në Kosovë biejnë mbi njësitë në	   
    	    vijim:	  
. 
    	a) Ministria, do të mbajë përgjegjësinë për hartimin e politikave për këte sektor,	   
    	   duke përfshirë edhe hartimin e legjislacionit, si dhe për ushtrimin e të gjithëa	   
    	   pushteteve që i janë transferuar sipas Kornizës Kushtetuese.	   
    	b) ART, i themeluar nga ky ligj, si një trup i pavarur përbrenda IPVQ, mban	   
    	   përgjegjësinë për implementimin e politikave të IPVQ dhe Ministrisë, të	   
    	   udhëhequra nga ky ligj si dhe të gjithëa pjeset legjislative në pajtim me këtë ligj.	   
    	c) UNMIK-u, përmes PSSP, mban përgjegjësitë të cilat i janë rezervuar sipas	   
    	   Kornizës Kushtetuese, duke përfshirë këtu:	   
    	     	(i) Autorizimin mbi menagjimin e mjeteve publike të telekomunikacionit, duke	   
    	            përfshirë por duke mos kufizuar në menaxhimin e pajisjeve themelore të PTK-së,	      	            përmes Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM), në bashkëpunim me IPVQ në	   
    	     	    përputhje me Rregulloren Nr. 2002/12, të datës 13 Qershor 2002 të UNMIK-ut	   
    	     	    mbi “Themelimin e Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit”;	   
    	       (ii) menaxhimin e radio frekuencave, të cilat ekzekutohen nga Zyra për	   
    	     	    Menaxhimin e Frekuencave (ZMF), si dhe disa funkcione të caktuara	   
    	            administrative zbatohen nga institucionet e përkohshme të vetqeverisjes dhe nga	                    organet e pavarura rregullatore përkatëse.	   
    	      (iii) rregullimi i industrisë së transmetimit, e cila ekzekutohet nga Komisionëri i	                     Përkohshëm për Media (KPM).	
.   
    	(2) ART-i, do të koordinojë të gjithëa aktivitetet transmetuese me Komisionërin e	   
    	    Përkohshëm për Media si dhe me autoritetet e tjera në përputhje me dispozitat e	   
    	    Rregullores mbi transmetimin.	
.   
    	(3) ART-ja do tu caktojë ofruesëve të shërbimeve, burime spektrale të cilat në	   
    	    mënyrë të veçantë janë ndarë nga UNMIK-u.	 
.  
    	(4) ART, me vetëdëshirë mund të kërkojë nga ofruesit e shërbimeve kontratat	   
    	    ndërkombëtare dhe ti shqyrtojë ato, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve të	   
    	    telekomunikacionit dhe të paisjeve ndërmjet njësive afariste aktive në Kosovë. ARTja	            nuk ka autoritet pët të lidhur marveshje me shtetete ose organizata ndërkombëtare”.
.   
    	(5) Ministria do të të kërkojë që PSSP-ja në emër të UNMIK-ut të bëjë   
    	    marrëveshje me shtete apo organizata multilatërale që i përkasin sektorit të	   
    	    telekomunikacionit, si dhe të gjithëa dokumentet nën mbikqyrjen e PSSP-së e që kanë	   
    	    të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare, të bëra në emër të UNMIK-ut për sektorin e	   
    	    telekomunikacionit. Si pjesë e procesit konsultues në këto çështje, Ministria mund të	            kërkojë që si palë e interesuar të marrë pjesë në diskutimet dhe nëgociatat e	   
    	    udhëhequra nga PSSP me shtetet dhe organizatat multilatërale, të cilat kanë për qëllim	            arritjen e një marrëveshje të tillë.	 

< 20
faqe
- 21 -

22 >