KREU I
   DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
   Neni 1
   Me këtë ligj rregullohet pozita juridike e rrugëve publike, ndërtimi, mirëmbajtja e rrugëve,
   masat mbrojtëse, qeverisja, financimi dhe mbikëqyrja e rrugëve publike.
   Neni 2
   “Person i Autorizuar ” e ka kuptimin e një personi i cili autorizohet që të ndërmarrë veprime të
   caktuara në përputhje me atë që përcakton ky ligj;
   “Rrugë” e ka kuptimin e një sipërfaqeje të tërë të ndonjë drejtimi të përcaktuar për komunikacion;
   “Ndërtimi” e ka kuptimin e ndërtimit ose rindërtimit të rrugës dhe bërjen e ndonjë pune tjetër të
   domosdoshme për ta vënë rrugën në gjendje të sigurtë për shfrytzim nga automjetet,por nuk
   përfshinë mirëmbajtjen;
   “Vlerësimi mbi efektet në mjedis” e ka kuptimin e një studimi gjithëpërfshirës mbi efektet e
   mundshme të ndikimit të ndonjë zhvillimi të propozuar të rrugës në mjedis;
   “Rrugë Lokale ” e ka kuptimin e rrugës publike zyrtarisht të kategorizuar si rrugë lokale, që
   lidhë hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune;
   “Mirëmbajtja” e ka kuptimin e mbajtjes dhe riparimit të një rruge ose ndonjë pune tjetër të
   domosdoshme që ta mbaj rrugën në gjendje të mirë;
   “Rrugë Magjistrale ” e ka kuptimin e rrugës publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë
   magjistrale, që lidhë qytetet e mëdha dhe të cilat mund të shërbejnë si lidhje me shtetet fqinje;
   “Ministria” e ka kuptimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit;
   “Komuna” e ka kuptimin e përkufizimit të Komunës siç parashihet në Rregullore të UNMIK-ut
   2000/45;
   “Rrugë Publike” e ka kuptimin e rrugës magjistrale, regjionale, lokale dhe rrugës në vendbanime
   me të drejtë të drejtimit për komunikacion publik;
   “Autoriteti i Rrugës Publike” e ka kuptimin e autoritetit administrativ përkatës të emëruar nga
   Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale dhe Komuna për rrugë lokale dhe rrugë në
   vendbanime;
   “Rrugë Regjionale ” e ka kuptimin e një rruge publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë
   regjionale, që lidh dy e më tepër qytete të mëdha;
   “Rrugë Lidhëse” e ka kuptimin e një rruge që lidh stacionet hekurudhore,aeroportet, terminalet ose
   hapësirët e banimit me rrugët publike që është e njohur zyrtarisht nga Ministria si e tillë;
   “Brez Mbrojtës Rrugor ” e ka kuptimin e hapësirës të përcaktuar nga Ministria anash rrugës, ku
   kufizimet në lidhje me shfrytzimin e saj janë zbatuar me qëllim të përfshirjes të brezit rrugor dhe
   atij mbrojtës të rrugëve publike;
   “Rrugë e Pakategorizuar” e ka kuptimin e çdo rruge që nuk është rrugë publike, pronari i së
   cilës është një qytetar apo grup qytetarësh, dhe nuk është nën përgjegjësinë e Ministrisë, por e
   cila është jozyrtarisht e shfrytzuar nga këmbësorët , automjetet dhe mjeteve tjera lëvizëse që
   lëvizin anash në hapësirën e pashënuar;
   “Zonë Urbane” e ka kuptimin e teritorit nën juridiksionin e Komunës kufijt e së cilës janë
   caktuar me shenja të rrugëve; dhe
   “Peshat dhe Dimensionet” e ka kuptimin e parametrave specifik në peshë,gjatësi,gjerësi dhe
   lartësi të automjeteve.
   Neni 3
   Rruga publike është për përdorim të përgjithshëm dhe sferë interesi për Kosovën.
 
 

< 185
faqe
- 186 -

187 >