Neni 15
   Dispozitat ndë shkimore
   15.1. Me denim me gjobë në shumë prej 5.000 deri në 20.000 euro dënohet personi që:
   - prodhon, importon, ripaketon ose vë në qarkullim plehrat artificiale të cilat nuk i
   përgjigjen cilësisë sipas standardeve të përcaktuara. (neni 5)
   - merret me prodhimin, importimin, ripaketimin ose shitjen e plehrave artificiale e për
   këtë nuk është i regjistruar (neni 4)
   - vënë në qarkullim plehrat artificiale në kundershtim me kushtet e certificates
   - shet sasinë e plehut artificial për të cilën është lëshuar ndalesa për shitje (neni 9)
   - shet prodhim të falsifikuar të plehrave artificiale (neni 13)
   15.2. Nga pika 1 e këtij neni, përveç dënimit do të shqiptohet edhe masa
   mbrojtëse e marrjes së përfitimit të arritur me shitjen e plehrave artificiale jo cilësor
   si dhe marrja e tërë sasisë së plehut artificial nga importi nëse nuk i përgjigjet
   cilësisë së përcaktuar apo përmban materje të dëmshme.
   15.3. Me dënim me gjobë në shumë prej 1.000 deri në 15.000 euro dënohet personi që:
   - vë në qarkullim plehra artificiale me markë të falsifikuar (neni 12)
   - vë në qarkullim plehra artificiale pa etiketë në paketim
   - importon plehra artificial pa certifikatë të cilësisë dhe origjinës (neni 12.2/c).
   - pengon inspektorin në kryerjen e detyres zyrtare apo i jep inspektorit deklaratë të
   rrejshme (neni 8)
   - nuk i ofron ndihmë inspektorit në kryerjen e detyrës (neni 7.2)
   - vë në qarkullim plehra artificiale me mungesë në peshë (neni 14)
   Neni 16
   Të hyrat e krijuara nga taksat
   16.1. Të hyrat e krijuara nga taksat për shërbime dhe gjobat sipas këtij Ligji barten në
   Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për ti derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të
   Kosovës
 
 

< 180
faqe
- 181 -

182 >