.
                                            Kapitulli 6
                                  E drejta për import dhe eksport
.
                                            Neni 39
                              Eksportet dhe importet jokomerciale
    39.1 Çdo banor rezident dhe çdo banor jorezident ka të drejtë që të importojë dhe
    eksportojë, për qëllime jokomerciale, mallra që nuk i nënshtrohen kërkesës për leje.
.
    39.2 Qeveria mundet sipas nenit 21 të përcaktojë kushtet që rregullojnë aftësinë e
    rezidentëve dhe jorezidentëve të importojnë pa leje për qëllime jokomerciale mallin i cili
    përndryshe i nënshtrohet kushteve për leje importi.
.
    39.3.Qevria mund të përcaktojë sipas nenit 37, kushte të cilat rregullojnë aftësinë e
    rezidentëve dhe jorezidentëve që të eksportojnë pa leje, për qëllime jokomerciale, mallin i cili
    përndryshe i nënshtrohet kushteve për leje eksporti.
.
                                            Neni 40
                               Importet dhe eksportet komerciale
    40.1 Një rezident i cili është regjistruar në regjistrin komercial apo bisnesor të Kosovës dhe
    që ka të drejtë të inkuadrohet në veprimtari komerciale, biznesi apo komerciale do të ketë
    automatikisht të drejtë që të importojë apo eksportojë mallra në sasi komerciale dhe për
    qëllime komerciale.
.
    40.2 E drejta e përcaktuar në paragrafin paraprak varet nga /dhe do të ushtrohet në pajtim
    me çdo masë kufizuese e cila është themeluar në bazë të autorizimit të këtij ligji. Me
    përjashim të masave restriktive të lejuara me këtë ligj asnjë akt normativ nuk do të vendosë,
    dhe asnjë autoritet publik nuk do të përgatisë, miratojë e implementojë asnjë kërkesë apo
    procedure që pengon të drejtën e vendosur me paragrafin paraprak ose vendosjen e kushteve
    për ushtrimin e saj.
.
    40.3 Banorët jorezident nuk do të kenë të drejtë të importojnë dhe eksportojnë mallra në
    sasi komerciale apo për qëllime komerciale.
.
    40.4 Një rezident i cili nuk është regjistruar në regjistrin komercial apo bisnesor ose që
    nuk ka atë të drejtë të mirret me aktivitete komerciale, bisnesore apo ekonomike në Kosovë,
    nuk do të ketë të drejtë që të importojë apo eksportojë mallra në sasi komerciale apo për
    qëllime komerciale

< 16
faqe
- 17 -

18 >