Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/166
Neni 1 Definicionet Termet që përdoren për nevoja të këtij ligji kanë domethënjen si vijon: “Kooperativë e Bujqëve” ose “Kooperativë” nënkupton një entitet ligjor të krijuar nga personat fizikë apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa ofron shërbime për antarët e saj dhe nuk bazohet në krijimin e fitimit për vete. Së paku 75% i qarkullimit bruto të Kooperativës rrjedh prej aktiviteteve me anëtarët. “Aktivitetet me Anëtarë” do të thotë përmbushja i cilitdo nga aktivitetet e më poshtme nga kooperativa: -Furnizimi me impute dhe makineri të domosdoshme për aktivitete bujqësore të anëtarëve të saj; -Grumbullimi i prodhimeve prej anëtarëve të saj, për t’i shitur në gjendje natyrore ose pas përpunimit; -Në të mirë të anëtarëve të saj, kryen shërbimet e domosdoshme për aktivitetet e tyre bujqësore; -Blerja e makinerisë për përdorim të përbashkët nga anëtarët e saj për nevojat e tyre bujqësore; dhe - në përgjithësi, në emër të anëtarëve të saj përmbush aktivitete që zgjerojnë aktivitetet e tyre bujqësore dhe vetëm për qëllime të aktiviteteve bujqësore. “ Bujk” do të thotë personi fizik i cili kryen një aktivitet bujqësor si aktivitet të tij kryesor profesional ose subjekt juridik që kryen një aktivitet bujqësor si aktivitet të vetëm “Person” do të thotë personi fizik ose juridik. “Anëtar i Kooperativës” do të thotë personi , i cili është bujk, që ka kontribuar në kapitalin aksionar. Anëtari i kooperativës do të zotohet të kryej aktivitetin e caktuar bujqësor me një kooperativë të vetme. “Zotim në Aktivitet” do të thotë një premtim i kontraktuar për të kryer ekskluzivisht një punë me kooperativën e Bujqëve së paku gjatë tri viteve të njëpasnjëshme për llojin e aktivitetit për të cilat anëtari është zotuar. “Kontribut aksionar”, “Kontribut” do të thotë transferimi i pronës së anëtarëve në pronë të kooperativës dhe si kompensim, anëtarët në fjalë marrin aksione nga kooperativa. “Kontribut në Natyrë” do të thotë kontribut në kapitalin e aksionar që duhet të paguhet me pasuri të patundshme ose me pasuri të lëvizshme ose me të drejta të paprekshme”. “Kontribut me Para të Gatshme” do të thotë kontributi në kapitalin aksionar që paguhet me para të gatshme ose përmes bankës, transferit postar, ose përmes llogarisë komerciale. “Fonde Rezervë” do të thotë të gjitha shumat e vendosura në llogaritë rezervë nga ana e kuvendit të përgjithshëm. “Fonde rezervë të parapara me Statut” do të thotë fonde nga suficiti i një viti fiskal që Kuvendi i përgjithshëm ka për detyrë , sipas statutit të një kooperative t’i vendosë ato në një fond të rezervuar. “Tepricë Vjetore” do të thotë rezultati i aktiviteteve të kooperativës ashtu si është paraqitur nga llogarija e profiteve dhe humbjeve në fund të vitit fiskal kur profiti tejkalon shpenzimet dhe humbjet. “Humbje Vjetore”, do të thotë rezultati i aktiviteteve të kooperativës siç është paraqitur nga llogarija e fitimeve dhe humbjeve në fund të vitit fiskal kur harxhimet dhe humbjet tejkalojnë fitimin. “Llogarija e fitimeve dhe Humbjeve” do të thotë dokumenti i domosdoshëm i llogaritjes që do të përgatitet në fund të vitit fiskal duke treguar të gjitha fitimet, shpenzimet dhe humbjet e paraqitura gjatë vitit fiskal. “Pasuri Neto” do të thotë shuma e përbërë nga kapitali aksionar, fondet rezervë, fitimet e akumuluara pa humbjet e akumuluara të mëparshme, të zmadhuara ose të zvogluara nga teprica ose humbjet neto të vitit fiskal. “Humbjet e Akumuluara” janë humbjet e viteve të mëparme fiskale të cilat janë vendosur në llogari të veçantë dhe të cilat nuk janë pezulluar me reduktimin e fondeve rezervë ose të llogarisë së fitimeve të akumuluara. “Federata” nënkupton Federaten e referuar në Nenin 3 të këtij Ligji. “Ministria” do të thotë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëse nuk është caktuar ndryshe. “Statutet” do të thotë akti me të cilin themelohet kooperativa dhe përshkruan udhëheqjen e tij dhe organizimin e marrëdhënieve në mes të kooperativës dhe anëtarëve të saj. “Themelues” do të thotë personat që nënshkruajnë statutin dhe/ose veprojnë në emër të kooperativës gjatë periudhës së formimit të saj. “Bashkësi e Kooperativave të Bujqëve” ose “Bashkësia” është personi juridik i krijuar në mes dy apo më shumë kooperativave me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të tyre.
< 165 |
faqe - 166 - |
167 > |