Neni 17
   Vjelja e detyruar e tatimit
   17.1 Drejtorët komunalë të financave dhe ekonomisë duhet të emërojnë tatimvjelësit
   për të zbatuar vjeljen e tatimit mbi pronën.
   17.2 Nëse tatimpaguesi nuk e kryen pagesën e duhur, tatimvjelësit komunalë të tatimit
   mund të lëshojnë vërejtjen e fundit me shkrim me anë të së cilës shprehet qëllimi për të
   konfiskuar pronën personale e cila i takon personit të tillë. Vërejtja e tillë duhet:
   (a) T’i dërgohet tatimpaguesit (dhe do të konsiderohet e vlefshme madje edhe
   në rastet kur tatimpaguesi refuzon për të pranuar dokumentin);
   (b) Të shpallet në vendbanimin apo lokalet e punës së tatimpaguesit ose
   (c) Të dërgohet me postë në adresën e fundit të ditur të tatimpaguesit;
   17.3 Nëse tatimpaguesi nuk e paguan shumën e plotë të tatimit të papaguar, me
   dënimet dhe kamatat brenda 10 ditësh pas dorëzimit të vërejtjes përfundimtare për
   tatimpaguesin, do të jenë të ligjshme për tatimvjelësit komunalë që:
   (a) T’ia lëshojnë njoftimin mbi konfiskimin personit i cili ka detyrim t’i
   paguajë tatimpaguesit pagë, qira ose borxh tjetër;
   (b) T’ia lëshojë një njoftim për konfiskim bankës ose palës tjetër të tretë
   lidhur me pasurinë e tatimpaguesit që është në posedimin e tij;
   (c) T’i përfundojë shërbimet komunale lidhur pronën e tatimpaguesit dhe
   (d) Të konfiskojë dhe të shesë pronën personale të tatimpaguesit.
   17.4 Nga konfiskimi lirohen personat e mëposhtëm: ndihmat për fëmijë dhe ndihmat
   sociale, veshmbathja themelore, ushqimi themelor, orenditë themelore, gjërat themelore
   personale (duke përjashtuar gjërat luksoze), mjetet e punës së tatimpaguesit.
   17.5 Rregullat dhe procedurat për vjeljen e dhunshme sipas Rregullores së UNMIK-ut
   nr. 2000/20 të datës 20 prill 2000 mbi administratën tatimore dhe procedurat vlejnë për
   vjeljen e dhunshme të tatimit mbi pronën.
 
 

< 155
faqe
- 156 -

157 >