Neni 7
   Lirimi nga tatimi mbi pronën e paluajtshme
   7.1 Këto institucione dhe organizata të mëposhtme do të lirohen nga tatimi mbi
   pronën për pronën që e posedojnë ose shfrytëzojnë:
   (a) Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes;
   (b) Kombet e Bashkuara ose çdo organ i saj, duke përfshirë edhe UNMIK-un
   dhe agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara;
   (c) Forca shumëkombëshe e Kosovës (KFOR-i);
   (d) Qeveritë e huaja, zyrat e huaja të ndërlidhjes, agjencitë qeveritare,
   organizatat ndërqeveritare ose agjencitë e huaja donatore që kryejnë ndihma humanitare,
   punë rindërtimi, administrimi civil ose ndihmë teknike brenda Kosovës;
   (e) Organizatat joqeveritare me status të përfitimit të ndërsjellë publik në
   përputhje me Rregulloren nr. 1999/22 të UNMIK-ut të datës 15 nëntor 1999 mbi
   Regjistrimin dhe punën e organizatave joqeveritare në Kosovë dhe
   (f) Institucionet fetare të miratuara nga komuna në pajtim me administratën
   tatimore lidhur me pronën që shfrytëzohet për qëllime fetare.
   7.2 Lirimi nga tatimi lidhur me pronën e paluajtshme i përcaktuar në nenin 7.1 nuk
   vlen për pronarët e pronës së paluajtshme përveç pronave të saktësuara në nenin 7.1.
   7.3.1 Lirimi nga tatimi sipas nenit 7.1 nuk vlen kur:
   (a) Prona shfrytëzohet ose mbahet për shfrytëzimin e veprimtarisë komerciale
   dhe për krijimin e të ardhurave ose
   (b) Prona e zotëruar ose e shfrytëzuar nga një organizatë joqeveritare me
   status të përfitimit publik nuk shfrytëzohet ekskluzivisht për qëllime të përfitimit publik.
 
 

< 145
faqe
- 146 -

147 >