Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/140
Neni 1 Përkufizimet 1.1 Sipas kësaj Rregulloreje: (a) “Pronë e paluajtshme” do të thotë toka dhe ndërtesat, stabilimentet dhe godinat nën sipërfaqen e tokës dhe mbi sipërfaqen e tokës dhe që janë të lidhura me tokën. Në pronën e paluajtshme përfshihen njësitë brenda ndërtesave, siç janë banesat ose zonat për qëllime komerciale; (b) “Regjistër i të drejtave mbi pronën e paluajtshme” do të thotë regjistër i krijuar sipas Ligjit për themelimin e regjistrit mbi të drejtat e pronës së paluajtshme, i cili administrohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës me qëllim të regjistrimit të të drejtave mbi pronën e paluajtshme; (c) “Agjencia Kadastrale e Kosovës” do të thotë agjencia ekzekutive brenda Ministrisë së Shërbimeve Publike, e cila, mes tjerash, është përgjegjëse për administrimin e gjithmbarshmëm të regjistrit për të drejtat mbi pronën e paluajtshme; (d) “Vlerë e tregut” do të thotë çmimi me të cilin blerësi është i gatshëm të blejë dhe shitësi të shesë pronën e paluajtshme në një transaksion zyrtar, ku asnjëri nuk është nën ndonjë detyrim për të vepruar dhe nuk ekziston marrëdhënie midis palëve përmes lidhjeve familjare, martesës, pronësisë së përbashkët ose lidhjes biznesore. (e) “Zyrat komunale kadastrale” do të thotë zyrat e autorizuara dhe të mbikëqyrura nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme; (f) “Pronar i pronës” do të thotë personi fizik ose juridik i cili është titullar i pronësisë mbi pronën dhe i cili është i regjistruar si pronar toke në regjistrin e të drejtave mbi pronësinë e paluajtshme; (g) “Baza e të dhënave tatimore mbi pronën” do të thotë bazë të dhënash e krijuar nga komuna për të mbajtur informacionin e tatimit mbi pronën, siç janë emrat dhe adresat e pronarëve të pronës dhe të shfrytëzuesve, informacioni mbi ndërtesat, vlerat pronësore, tarifat e tatimit, faturat e tatimit dhe shënimet mbi pagesën e tatimit; (h) “Faturë tatimi” do të thotë dokument që i lëshohet tatimpaguesit nga komuna, me të cilin njoftohet tatimpaguesi për përgjegjësinë e periudhës së tatimit dhe (i) “Periudhë tatimore” do të thotë vit kalendarik. 1.2 Referimet në “nene” këtu u referohene neneve të kësaj Rregulloreje, përveç rasteve kur thuhet ndryshe.
< 139 |
faqe - 140 - |
141 > |