KREU III
   TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E SHFRYTËZUESVE

   Neni 7

   7.1. Shfrytëzuesi i bibliotekës ka të drejtën:

       7.1.1. E qasjes së lirë në bibliotekë;
       7.1.2. Të marrë informacion për koleksionet e bibliotekës dhe koleksionet e bibliotekave të
              tjera, nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar
       7.1.3. Të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhje të materialit si dhe për të gjetur informacionin
              që i nevojitet.
       7.1.4. Të shfrytëzojë materialin bibliotekar në bibliotekë dhe ta merr në huazim për
              shfrytëzim jashtë bibliotekës, nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe;
       7.1.5. Të merr në huazim material bibliotekar të bibliotekave tjera të huazuar nëpërmjet
              huazimit ndërbibliotekar të bibliotekës, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe.

   7.2. Shfrytëzuesit të cilët përçfardo arsye nuk mund të shfrytëzojnë
   drejtëpërdrejtë shërbimet e zakonshme të bibliotekës publike (në zonat rurale,
   në spitale e burgje, të pa- aftët, ata që nuk mund të lëvizin nga shtëpia), kanë të
   drejtë në shfrytëzim të barabartë të shërbimeve.

   Neni 8

   8.1. Shërbimet dhe informacionet bibliotekare sigurohen nën kushte të barabarta për të
   gjithë shfrytëzuesit e bibliotekës.

   8.2. Shërbimet e huazimit ndërbibliotekar dhe shërbimet e kopjimit e shtypjes, bëhen
   me pagesë në përputhje më tarifën që e miraton Ministria për Kulturë.

   Neni 9

   9.1. Shfrytëzuesi është i detyruar të përfillë rregullat e mirësjelljes dhe të
   shfrytëzimit të shërbimeve bibliotekare.

   9.2. Shfrytëzuesi që shkel rregullat e mirësjelljes e të shërbimeve bibliotekare i
   nënshtrohet përgjegjësisë kundërvajtëse.

   9.3. Shfrytëzuesi që i shkakton dëm material bibliotekës, detyrohet për ta
   kompenzuar atë.
 
 

< 109
faqe
- 110 -

111 >