KREU VI
   INSPEKTIMI
   Neni 31
   31.1. Zbatimin e dispozitave të këtij ligji si dhe të akteve tjera nënligjore i mbikëqyrë Inspektorati i
   Ministrisë.
   31.2. Ndërhyrjet në rrugë publike dhe në Brezin mbrojtës rrugor të tyre e mbikëqyrin inspektorët për
   ndërtim dhe urbanizëm në kuadër të kompetencave të tyre.
   Neni 32
   Inspektori për rrugë, ka kompetencë të mbikëqyrë mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike,
   në suaza të përcaktuara me dispozitat unike të bazës profesionale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e
   rrugëve publike.
   Neni 33
   Nëse një apo më shumë Komuna themelojnë shërbimin për mbikëqyrje të rrugëve lokale,
   Ministria mund të autorizoj një inspektor për kryerjen e detyrave të punës të cilat kanë të bëjnë me
   bazat unike profesionale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale.
   Neni 34.
   Njësia ose personi juridik do të dënohet në një shumë nga 25 e deri në 2.500 Euro nëse ai:
   a) nuk ndërmerr masa të arsyeshme për të evituar dëmtimin e një personi ose pronës së një
   personi (neni 21);
   b) dëmton një rrugë publike, hudh materiale në një rrugë publike ose përndyshe bën ndërhyrje
   në një rrugë publike (neni 22);
   c) hyn në një rrugë publike që është mbyllur, pa marrjen paraprake të autorizimit (neni 23);
   Neni 35.
   Njësia juridike ose personi privat do të dënohet në një shumë nga 50 e deri në 5.000 Euro nëse ai:
   a) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike pa leje të
   veçantë (neni 25);
   b) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike në kundërshtim
   me kushtet e caktuara të lejes së veçantë (neni 25);
   c) bën transportim të veçantë pa leje të posaçme (neni 28)
   d) bën trasportim të veçantë në kundërshtim me kushtet e lejes (neni 28)
   Neni 36
   Njësia ose personi juridik do të dënohet në një shumë nga 1.000 deri në 100.000 Euro nëse:
   a) ndërton një objekt brenda distancave të caktuara në nenin 26;
   b) vendosë kabllo te telekomunikacionit, gypa uji ose struktura të ngjajshme pa pajtimin e
   Ministrisë ose Komunës (neni 27).
   Neni 37
   Të ardhurat e krijuara nga tarifat e mbledhura ose dënimet e vendosura sipas këtij ligji ,
   derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
 
 

< 189
faqe
- 190 -

191 >