KREU V
   SHFRYTËZIMI i RRUGËVE
   Neni 21
   Kushdo që përdorë rrugën publike duhet të marrë të gjitha masat e arsyeshme që të
   shmangë:
   a) Lëndimin e çdo personi i cili përdorë rrugën publike,
   b) Dëmtimin e pronës së çdo personi, kur shfrytëzon rrugën publike dhe
   c) dëmtimin e rrugës .
   Neni 22
   22.1. Personi juridik ose fizik bën kundërvajtje nëse pa arsye dhe në kundërshtim me dispozitat e
   këtij ligji:
   a) Bllokon një rrugë publike ose vendos ndonjë material në rrugë publike; ose
   b) Pengon, ndërprenë, shkurton ose në mënyrë tjetër dëmton rrugën publike.
   22.2. Kur gjykata shpall fajtor personin juridik ose fizik për shkelje sipas paragrafi 1 (a) dhe (b) të
   këtij neni ajo obligon atë që ta bëjë kthimin në gjendjen e mëparshme.
   Neni 23
   23.1. Derisa ndërtimi ose mirëmbajtja është duke vazhduar në rrugë publike, Autoriteti i rrugës
   publike mundet ta mbyllë për trafik, për çka duhet të vendosë shenjë të çartë në atë pjesë të
   rrugës publike në të cilën puna është në kryerje e sipër.
   23.2. Personi që shfrytzon rrugën publike afër trafikut në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni e bën
   këtë në rrezikun e tij, ndërsa Autoriteti i rrugës publike nuk mbanë përgjegjësi për ndonjë
   dëmtim që rezulton nga shfrytzimi i trafikut afër rrugës publike.
   23.3. Kur rruga publike është mbyllur sipas këtij neni, asnjë person nuk mund të hyj ose udhëtoj
   nëpër rrugë publike përveç nëse ai ose ajo:
   a) Është i/e autorizuar nga Autoritetet e rrugës publike; dhe kur
   b) Hyrjet ose udhëtimet në rrugë publike të cilat janë në funksion të detyrës lidhur me
   ndërtimin ose mirëmbajtjen e punës që është duke e kryer në atë rrugë publike.
   Neni 24
   Ministria nxjerr rregulla të veçanta lidhur me peshat dhe dimensionet e automjeteve të cilat
   shfrytzojnë rrugët publike, duke përfshirë:
   a) Rregullat e veçanta për çdo kategori të automjeteve;
   b) Rregullat mbi mjetet kontrolluese për peshat e automjeteve;
   c) Dispozitat ndëshkuese për shkeljen e rregullave për peshat dhe dimensionet; dhe
   d) Lejen e automjeteve për transport të jashtëzakonshëm.
   Neni 25
   25.1. Pronari i automjetit me mbingarkesë i cili operon në rrugë publike kryen kundërvajtje dhe
   përgjigjet nëse vepron në kundërshtim me nenin 24 të këtij ligji.
   25.2. Pronarët e automjeteve munden të tejkalojnë rregullat e përcaktuara për peshat dhe
   dimensionet vetëm nëse ata posedojnë lejën nga Ministria.
   25.3. Pronari i automjetit me mbingarkesë nëse nuk posedon leje duhet të ringarkoj ngarkesën e tij
   në një automjet tjetër ose automjete tjera para se të lejohet ta vazhdoj udhëtimin.
   Neni 26
   26.1. Në hapësirën e përcaktuar për Brez mbrojtës rrugor askush nuk mund të hapë minierë,
   ndërtohen liqej artificial, fabrika dhe instalime të ngjajshme që mund t’i dëmtoj rrugët
   publike, brenda një distance prej:
   a) 60 metra nga rrugët magjistrale;
   b) 40 metra nga rrugët regjionale; dhe
   c) 30 metra nga rrugët lokale.
   26.2. Në hapësirën e përcaktuar për Brez mbrojtës rrugor askush nuk mund të ndërtoj objekte,
   rezidenca, zyra, puse, gropa septike,transmetues elektrik dhe instalime të ngjajshme që mund
   të dëmtojnë rrugët publike brenda distancës prej:
   a) 20 metra nga rrugët magjistrale;dhe
   b) 10 metra nga rrugët regjonale dhe lokale.
   Neni 27
   Shfrytzimi i rrugës publike për nevoja publike të përgjithshme, si vënia e kabllove të
   telekomunikacionit, gypave të ujit dhe lidhjeve ajrore dhe nëntoksore, duhet të jetë me pëlqimin dhe
   mbikëqyrjen e Ministrisë për rrugët magjistrale dhe regjionale, dhe në mbikëqyrjen e Komunës për
   rrugët lokale.
   Neni 28
   28.1. Personat juridik dhe fizik që dëshirojnë të shfrytzojnë ndonjë pjesë të rrugës magjistrale
   dhe regjionale, ose Brezit mbrojtës rrugor që korrespondon me rrugët magjistrale dhe
   regjionale për transport të jashtëzakonshëm, duhet të marrin leje të veçantë nga
   Ministria.
   28.2. Ministria nxjerr rregulla mbi procedurën e lëshimit të lejeve për shfrytzimin e ndonjë
   pjese të rrugës magjistrale dhe regjionale dhe Brezit mbrojtës rrugor që korrespondon
   me rrugët magjistrale dhe regjionale nga personat juridik dhe fizik, siç parashihet në
   paragrafin 1 të këtij neni.
   28.3. Ministria ka të drejtë të kërkoj dhe të përcaktoj rregulla për kompenzimin e pagesësprovizionit
   nga personat juridik dhe fizik për shfrytzimin e ndonjë pjese të rrugës
   magjistrale dhe regjionale dhe Brezit mbrojtës rrugor korresponduese me rrugët
   magjistrale dhe regjionale siç parashihet në paragrafin 1 të këtij neni.
   28.4. Ministria nxjerr rregulla të veçanta mbi kompenzimin e pagesave nga personat juridik
   dhe fizik për shfrytzimin e pjesëve të caktuara të rrugës magjistrale dhe regjionale dhe
   Brezit mbrojtës rrugor që korrespondon me rrugët magjistrale dhe regjionale sipas
   paragrafit 2 të këtij neni.
   Neni 29
   29.1. Kur ndërtimi, struktura, instalimi, shenja ose çasja në rrugën e vendosur është ndërtuar në tokë
   në kundërshtim me këtë Ligj ose rregullat e kushtet e përmbajtura në leje, Ministria duhet të
   kërkoj nga pronari që ta lëvizë, largojë, ose ndryshojë ndërtimin,strukturën, instalimin,
   shenjën ose çasjen në rrugë.
   29.2. Vërejtja sipas paragrafit 1 të këtij neni lëshohet në formë të shkruar dhe i dorzohet
   pronarit ose pronarëve personalisht.
   29.3. Në raste kur sendet ose objektet e ndërtuara janë në pajtim me ligjin, pronari ka të drejtë
   në kompenzim sipas procedurës gjyqësore.
   Neni 30
   30.1. Shfrytëzimi i rrugëve publike mund të jetë lëndë e pagesës të shfrytëzuesit të caktuar, siç do të
   përcaktohet me rregulla të veçanta nga Ministria.
   30.2. Tarifat e shfrytëzimit bazohen në distancën dhe kategorinë e automjetit.
   30.3. Kategoritë e automjeteve dhe tarifat e zbatueshme për secilën kategori do të vendosen
   në një udhëzim administrativ që nxirret nga Ministria në bashkëpunim me Ministrinë
   e Ekonomisë dhe Financave
 
 

< 188
faqe
- 189 -

190 >