Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/191
KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 38 Procedurat e filluara sipas dispozitave Ligjit mbi rrugët (“Gazeta zyrtare e Kosovës”NR.43/74) do të përfundojnë sipas dispozitave ligjit të aplikueshëm. Neni 39 Rrugët publike regjistrohen në libra mbi token, në harmoni me dispozitat që rregullojnë librat mbi token. Neni 40 Ministria do të rregulloj bazat e të dhënave për rrugë publike dhe do të siguroj përpilimin e hartave me rrugë të vizatuara publike në masë përkatëse në afat prej një viti, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Neni 41 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji mbi rrugët (“Gazeta zyrtare e Kosovës”nr.43/74). Neni 42 Ministria për implementimin e dispozitave të këtij ligji nxjerr akte përkatëse nënligjore. Neni 43 Ky ligj hyn në fuqi pasi që të miratohet nga Kuvendi dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja Ligji nr. 2003 / 11 29 Maj 2003 Kryetari i Kuvendit të Kosovës , ____________________ Akademik Nexhat Daci
< 190 |
faqe - 191 - |
192 > |