Vitviteja/Sami Frashëri/Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë

Fragment nga vepra[1]
"Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet"

A JANË TË ZOTËT SHQIPTARËT TË MBAJNË E TË RUAJNË VETEN?

Dy gjëra duhen në këtë jetë: e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i vetëm; ndonjë zog s'fluturon dot me një krah. Më të rrallë bën punë fuqia pa të drejtë, edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohet. Peshku i madh e ha gjithnjë të voglin.
Tani shqiëtarët, që e kanë të drejtën me vete, aty s'ka dyshim. Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij, kur gjithë kombet e kanë këtë të drejtë dhe njeri s'i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut? Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e t'u hapin shkolla në gjuhërat e tyre e t'u kthejnë kombësinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët? Jo! një mijë herë jo...!
Pamë më sipr se sa trimëri kanë bërë shqiptarët. Këta që kanë treguar trimëri për të huajt, të cilët edhe s'para ua kanë ditur, s'qenkan të zotë sot të mbajë e të ruajnë vëndin, gjuhën, kombësinë e tyre? Qysh të mos jenë të zotë për këtë të drejtë, kur kanë edhe vendin e forë që u ndih?... Një trim që lufton për plaçkë e për rrëmbim është kurdoherë i turpëruar; ai që lufto për një të drejtë të këtillë është dy herë trim; e drejta i jep një forcë e një fuqi që s'e lë kurrë të mundet, po e bën njërin të mundë dhjetë!


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.266 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9