JA,TOKA IME[1]

Ja toka ime, - mes dritash kredhur,
mes brohorish të gëzueshme Mesdheu.
Shtatin me malet në qiell hedhur,
nga grykë e Vjosës,
nga grykë e Bunës, -

gurgull legjendash
e zemrash dheu.

Ja toka ime, - e ashpra, e buta.
Një krismë pushke.

Pastaj lahuta

Një piramidë.
Një lapidar.
Linja tensioni që ecin tutje...
Ja toka ime -

me statuja mbjellë

e fragmente shekujsh të mermertë në zemër.


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.290 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9