Vitviteja/Dritëro Agolli/Njeriu i mirë
- ...Pas takimit me Balin u ktheva në kafe "Tirana", në një nga lokalet e mia të preferuara. Kur isha student, nuk e kisha qejf kafe "Tiranën", por kafe "Florën", pasi kjo e fundit më dukej më rinore. Pastaj, kur hyra në punë në ministri, fillova të rekuentoja kafe "Tiranën", si një kafe më serioze dhe si një vend më meditativ. Mbrëmjeve më shokë, diku në një tryezë të rrumbullakët, flisni për politikën, ekonominë; tregonim ngjarje e anekdota, pinim ndonjë gotë fërnet me sheqer anës, paguanim kamerieren dhe dilnim. Atëherë i njihja me emër të gjitha kamerieret dhe banakieret, bile isha familjarizuar aq shumë me to, sa bëja edhe ndonjë shaka të tepruar. U ula në një tryezë të lirë, porosita kafe ndeza një cigare dhe fillova të meditoja. Si është njeriu! Rri e mediton për gjithçka! Sa njerëz kanë hyrë e kanë dalë nga kjo kafene gjatë këtyre tre vjetve! Ata tre pleqtë që i shihja gjithnjë bashkë në një tryezë në qoshe, s'paskan ardhur. Ku ta dish, edhe mund të kenë vdekur. Uleshin diku dhe bisedonin me zë të ulët. Me një kafe mund të rrinin edhe psesë orë të tëra.
- Duke thihur cigaren, shikoja kamerieret. Të gjitha ishin fytyra të panjohura për mua. Vetëm banakiert nuk kishin ndërruar, edhe kafeja nuk kish ndërruar. Ishte po ajo shije e tre vjetve të shkuar.
- ↑ GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.270 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9