Vishe skutaqën bajraklije
--------------------------------
Vishe skutaqën bajraklije
Ber ma teposht se t'ka hije,
Ber ma teposht ka mahalla shpesh!
Si po hec dilberi sërbes. sërbes,
Mos i zini besë oj budalle,
Se jau mush krat me hall-halle.
Veshe skutaqën me krana,
Se nuk më apin te Eset Aga,
Edhe unë babës do t'ja ruj,
Kur të deke nuk e laj me uj',
Nuk e laj me uj' ta laj me raki,
Le ta marr derri malin, le t'bahet thi.
|
- Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
- Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
- Orkestrimi : ?
- Muzika : ?
- Këndon : ? : Kotlinë - Lumbardh
|