Hajdar Loku
NË ENCIKLOPEDI

Oj Lulije, gjylpan' e gergefil redakto

Oj Lulije, gjylpan' e gergefil
--------------------------------
Oj Lulije, gjylpan' e gergefil,
Ta kina vnu' menën pi pes' vetit.
Pi pesë vetit na u ke dok' e mir',
Ta vnojna pesëlirshin me zingjir.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik

Ni mollë e ni ftue redakto

Ni mollë e ni ftue, o ni ftue
--------------------------------
Ni mollë e ni ftue, o ni ftue,
Kemi Duard agën, pa fejue.
Edhe pa fejuec, na s'e lana,
Nuse pi Stagove, do t'i zajna,
Edhe do t'ja zajna, ni lë heshme.
Nusen do t'ja zgjedh' motra e vete.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Hipi agobaba kalit shalës redakto

Hipi agobaba kalit t'shalës
--------------------------------
Hipi agobaba kalit t'shalës;
Dil kërkoj nusc Mentor Agës!
Dil kërkoj nuse n'katun e n'midis.
Se vetë cauca punën e kish nisë.
Dil kërkoj nuse n' katun e ni qosh,
Se vetë cauca punën e kish sosë!
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë- Lumbardh

Baba i nuses vet' na ka lutë redakto

Baba i nuses vet' na ka lutë
--------------------------------
Baba i nuses vet' na ka lutë.
Vet' na ka lutë, deri te dera,
Se i kemi gjemtë si dilbera.
Vet' na ka Iutë deri te lama.
Se i kemi gjemtë shkollovana.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë- Lumbardh

Po na thojnë për nuse redakto

Po na thojnë për nuse
--------------------------------
Po na thojnë për nuse, n'at' anë, e n'ket anë,
Syret e kena gjalin, syret kena me zanë'
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Begracë

Kur ta morëm dorën Lule redakto

Kur ta morëm dorën Lule
--------------------------------
Kur ta morëm dorën Lule,
Kujna i erdh ma keq,
Çaj baba derri kcejke si dreq.
- Kce dreqo, kce deri në tra,
Se korkush gajle nuk ta ka!
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Ivajë

Guri bije kah dera e shpisë redakto

Guri bije kah dera e shpisë
--------------------------------
Guri bije kah dera e shpisë
Shka i lakmove pasurisë.
Mos e kshyr mallin
Po kshyre gjalin.
Malli hargjohet me gjalë jetohet.
Këngët dy vargjeshe këndohen dy ose më shumë herë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Bob

Do të kërkojmë tanë verës redakto

Do të kërkojmë tanë verës
--------------------------------
Do të kërkojmë tanë verës,
Ta gjajmë nusen si e kemi derën,
Do ta nxerrim nusen te molla,
T'na vijnë bijat me kmisha t'holla,
Po na lutin nuse për me zanë,
Na e lipim dhc e dojm' për mallë,
T'ja jap nanës teme që ka ni gjalë.
Biri gjalë të mirës si uki në dhenë.
Shko e merre me zor, se me qef s'po ven.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Vataj

Dy molla të kuqe në bajrak redakto

Dy molla të kuqe në bajrak
--------------------------------
Dy molla të kuqe në bajrak,
Kush të ka thanë Lulije Faruki asht plak?
Nuk më asht plak po më asht fudull,
Më hecën Faruk Aga me setre pantull.
Me setre pantull havërdari,
Qashtu i ka thanë nana ati,
Ta Iëshojë frizuren përreth ballit,
Qashtu i ka thanë nana gjalit,
Ta lëshoje frizuren përreth sajnit
Qashtu i ka thamë motra traimit.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Glloboçicë-Qafëshqipe

Ore Hazir Aga gjalë Stagove redakto

Ore Hazir Aga, gjalë Stagove
--------------------------------
Ore Hazir Aga, gjalë Stagove,
Greje gjalë tallasin se u qorrove,
Cucat e Kosovës i hutove,
Nja do të marrësh, qerat i mashtrove.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Bob

Vishe skutaqën bajraklije redakto

Vishe skutaqën bajraklije
--------------------------------
Vishe skutaqën bajraklije
Ber ma teposht se t'ka hije,
Ber ma teposht ka mahalla shpesh!
Si po hec dilberi sërbes. sërbes,
Mos i zini besë oj budalle,
Se jau mush krat me hall-halle.
Veshe skutaqën me krana,
Se nuk më apin te Eset Aga,
Edhe unë babës do t'ja ruj,
Kur të deke nuk e laj me uj',
Nuk e laj me uj' ta laj me raki,
Le ta marr derri malin, le t'bahet thi.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë - Lumbardh

Oj Lulije hanëm sa e mira redakto

Oj Lulije hanëm sa e mira
--------------------------------
Oj Lulije hanëm sa e mira,
Ta kena vu' sajnin qe pesë vet,
Ene pi pesë vet që je kanë e mirë,
Do ta vejmë peslirshin me zinxhir.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Hani i Elezit

Lumja motra shumë jam gzue redakto

Lumja motra shumë jam gzue
--------------------------------
Na u ba vllau me martue;
Pa e martue s'do ta lamë,
Për tri ditë nuse do t'i  zamë,
Mos shkoft' java as tri ditja,
Për Enverin na ardht myzhdja.
Mua shkoft' mueji as mos shkoft' java,
Për Enverin na ardhtë fjala.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumëbardh

Ta kërkojna katunin me ballana redakto

Ta kërkojna katunin me ballana
--------------------------------
Ta kërkojna katunin me ballana,
Nuse Fadil Agës do t'i Zajna.
Pare do t'i çojna, tre rena dukat,
Ani baje oj nuse po të ka hije.
Tre rena në qafë, e dy në krye.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Dubravë-Lirishtë

Veshe çiko skutaqën me flutra redakto

Veshe çiko skutaqën me flutra
------------------------------------------
Veshe çiko ni skutaqe, skutaqën me flutra,
Hajde merrëm Naim Aga se jam ma e bukra,
Se jam ma e bukra shko e kallxoj babës,
Çomi shkust Naim Aga tri ditë para javës.
Se jam ma e bukra, shko e kallxoj nanës,
Çomi shkust Naim Aga tri ditë para t'hanës.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Glloboçicë-Qafëshqipe

Veshe çiko ni skutaqe kejt me krana teli redakto

Veshe çiko ni skutaqe kejt me krana teli
--------------------------------
Veshe çiko ni skutaqe kejt me krana teli
Ti epëm moj nana jeme te Remzi dilberi,
Unë të ap moj bij' e nanës, po ai nuk të lipë,
Se asht gjalë me shkollë moj bijo, kollaj s'begenisë.
Unë të ap moj bij' e nanës, po ai nuk të merrë,
Se asht gjalë me shkollë moj bijo, kollaj nuk pëlqen.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Veshi çika ni skutaqe dimijat mavi redakto

Veshi çika ni skutaqe dimijat mavi
--------------------------------
Veshi çika ni skutaqe dimijat mavi,
Nanës edhe babës u kam ba be,
Kur ja bana ben' babës më niti kojshija
Epëm nanë te Hazbi Aga të don perendija.
Kurja bana ben' nanës, më niti alemi,
Epëm nanë te Hazbi Aga nuk të gjeg xhenemi.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Ore Naim Aga gjalë qehaje redakto

Ore Naim Aga gjalë qehaje
--------------------------------
Ore Naim Aga gjalë qehaje,
Nuk jemi për çikë fukaraje,
Ni koritë me tesha s'din t'i laje.
Çika e fukaras' do të ven' te unë,
Nuk din me korr'fushën me grunë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Bilbili në lamë, bilbili në lamë redakto

Bilbili në lamë bilbili në lamë
--------------------------------
Bilbili në lamë bilbili në lamë
Nuse Fatmir Agës do t'i zamë
Nuse do t'i zamë kodër n'kodër,
Jo edhe nej vet se asht i vogël.
N'koft i vogël do të rritet,
Atëherë baba i vet do t'harxhitet.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Bilbili në lamë, bilbili në lamë redakto

Bilbili në lamë bilbili në lamë
--------------------------------
Kur të shkojsh për udhë moj çikë
Greje pak shamijën
Kthe te dera e Isak Agës
E kshirja avlijën.
Avlija e Isak Ages,
Plot me lule t'bardha,
Nuk e di be Isak Aga,
A po m'ep baba.
Avlija e Isak Agës, plot me jargovana,
Nuk e di be Isak Aga, a m'ep nana.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Muer çantën Besnik Aga redakto

Muer çantën Besnik Aga
--------------------------------
Muer çantën Besnik Aga,
Duel shkoj ka shkolla,
I kan' dal' gjalit përpara,
Nja dy midis holla.
S'di shka me t'kallxue.
Hala jam i ri moj nanë,
S'jam për t'u martue.
Nja dy midis holla,
S'kam shka me ju thanë,
Hala jam i ri moj nanë,
S'jam nuse me zanë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Runevë

Shkon tërma Bujar Aga, dranafill kadife redakto

Shkon tërma Bujar Aga dranafill kadife
--------------------------------------------
Shkon për udhë Bujar Aga, dranafill kadife,
Çika nuk e kishte renin ti shkove e lipe.
Nuk e lipa une çikën me ma dhanë sot,
Ne t'ma ape çika besën, e pres një motmot.
Nuk e lipa unë çikën me ma dhanë sivet,
Ne t'ma ape çika besën, e pres nja dy vet.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Shtraza - Guriziu

Dranafill nër hije, bilbil në lamë redakto

Dranafill nër hije bilbil në lamë
-------------------------------------
Dranafill nër hije, bilbil në lamë,
Kemi Arbër Agën, nuse do t'i zamë.
Nusen do t'ja zamë, ni lulemolle,
Do t'ja zgjedhim hanëm pi Stagove.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Ka ra mjeglla burg e zezë redakto

Ka ra mjeglla burg e zezë
--------------------------------
Ka ra mjeglla burg e zezë, havaja gjëmon,
Pse bre Hamdi Aga shkust nuk m'i con.
Kur t'mi çojsh shkust, çomi rotela,
Ne t'ja marrim menën nanës, kur të hin' te dera.
Kur t'm'i çojsh shkust, çomi shkollovana,
Ne t'ja marrin menën babës kur të hin' te láma.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Bilbili me vijë, moj çikë redakto

Bilbili me vijë moj çikë
--------------------------------
Bilbili me vijë moj çikë,
Bilbili me vijë,
Do t'i zana nuse gjalit,
Për vitin e ri.
Do t'i zana nuse në të korra,
Kur të dale gjali nga shkolla
Do t'i zana nuse gjalit, frik e frik,
E kemi gjalin e ri, pa ba askerllik
Do t'i zana nuse gjalit, nji vetullhollë,
Se e kenti Premtim Agën, ni gjalë me shkollë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Ka ra dielli mori couco dil e rri në shkallë redakto

Ka ra dielli mori couco dil e rri në shkallë
-------------------------------------------------
Ta ka vu Ismail dilberi nishonin në ball'
Nishonin në ball do të t'marre,
Se mi ije couca e derës madhe.
Nishonin në ball oj e heshme,
Merre Ismail agën me të deshme.
Shkon nana në darsëm e unxhet n'krye t'odës,
Po i thot cucës, delije oj bija e nonës,
E kam nona Agim agën, pa kurrni behone.
Oj bija e nonës kane shum e re,
T'i të kom begjenis për gjalin due të boj re.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Glloboçicë-Qafëshqipe

Sebahatin kur e pashë në çeshme redakto

Sebahatin kur e pashë në çeshme
--------------------------------
Sebahatin kur e pashë në çeshme,
Për Remzin thashë kana e heshme.
Ky Hazbija burrë ish kanë,
Meniherë çikën na e ka dhanë,
Sot e diel, nesër e hanë,
Ven Hasani, ben nishan.
Kur na erdh marhama rreth qarshijës,
Na i plasi anmiqtë e shpijës.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik

Ori Shefije sa mirë ta bana redakto

Ori Shefije sa mirë ta bana
--------------------------------
Ori Shefije sa mirë ta bana,
Që s'të lash me nejt' te nana.
Ori Shefije s'po me zen gjumi,
Për at gojë si llokumi.
Ori Shefije e kuqe si molla,
Sytë e zez, vetllat e holla.
Ori Shefije dallapin e naltë,
Fol e kesh gojën si mjaltë.
Kur të nisin lulet me dalë.
Qatëhr' Shefijen e kemi marrë.
Ori Shefijw synin w shkrum,
Përmas twje menja po më lun.
Dola në dollap, fluturojshin fllanzat,
Ori Shefije a t'pëlqyen unazat?
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Fluturoj bilbili malit, lshoj një tub' penla redakto

Fluturoj bilbili malit, lshoj një tub' penla
--------------------------------
Fluturoj bilbili malit, lshoj një tub' penla,
E heka perdën kshira, ish Zekia mrena.
Shka punon në odën teme mori shtathajrak?
Ja shkruj letrat Naim Agës, shum' jam ba merak,
Shka ban ti në odën teme. Zekie delie?
Ja shkruj letrat Naim Agës me penkallë mavie.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Pustenik-Puset e Nikë

Ore Osman aga yll i dritës redakto

Ore Osman aga yll i dritës
--------------------------------
Shka i lakmove qasaj çikës
Unë i lakmova qasaj çikës,
Ish e bardhë si milli fabrikës
Si milli fabrikës po vetojke,
Si hana si dilli po rrezojke.
Hajde. oj Luli, hajde ma.
Qyeqe nanën ku ta la?
Qyqe nanën merre e hajde kha,
Se e çojna rrogtoreshë me gja.
Si mos t'dijt me na i rujt' lopt',
Kur t'ven n'shpi, ia shkulim flokt'.
Janë mledhë ni tubë çika në livadh.
Po i thonë njana tjetrës;
Osmanin unë e marr.
Ani thotë Lulija, unë se unë,
Se asht Osman Aga si llokum.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Dubravë

Kur ta morëm dorën Lule kujna i erdh ma keq redakto

Kur ta morëm dorën Lule
--------------------------------
Kur ta morëm dorën Lule,
Kujna i erdh ma keq,
Qaj baba derri kcejke si dreq.
- Kce dreqo, kce deri në tra,
Se korkush gajle nuk ta ka!.
Kce ore baba i nuses he kaurr,
A kujtove se s'ven dita kurr'?
Ani dita jonë na ka ardhë,
Ani lis me rrema kena me mart'.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Ivajë

Hajdi çika ta knojna syshkrumen redakto

Hajdi çika ta knojna syshkrumen
--------------------------------
Hajdi çika ta knojna syshkrumen,
Vllaut tonë t'ia urojmë t'fejumen.
Hajdi çika ta knojna syzezën,
Vllaut tonë t'ia urojmë fejesën!
Vllau jonë, moj, në Gjermani,
E marrim nusen moj si hyri.
Hajde të rrokim vallen me llokuma,
Lumet na, moj, na erdhi e shtuna.
Hajde të rrokim valle me mindila,
Lumet na, moj. na erdhi e dilla.
Treqin krushq lule në sërnishta,
Kanë varë pushkë moj nëpër lisa.
Lulja jonë po kan, na po knojna,
Me dimi me tela po e mashtrojna.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Begracë

Oj e mairë pemë nëpër pemë redakto

Oj e mairë pemë nëpër pemë
--------------------------------
Oj e mairë pemë nëpër pemë
Hajde e mairë merre gjalin tem,
Ani si për hije si për punë,
Gjali shkollovan lumja unë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Glloboçicë-Qafëshqipe

Kena zanë nuse ngat e ma ngat redakto

Kena zanë nuse ngat e ma ngat
--------------------------------
Kena zanë nuse ngat e ma ngat,
Do ta bajna myzhden shumë me salltanat,
Shumë me salltanat, e me dije,
Jena kallabllik e na ka hije.
Jena mledhun o, jena tubue,
Vëllain tonë o, jena tue fejue!
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik


Rrehin dy sakica nihen në zabel redakto

Rrehin dy sakica nihen në zabel
--------------------------------
Rrehin dy sakica nihen në zabel,
Të kena zanë nuse o Fatmir dilber!
I kemi zanë djalit, këtij lule dylberit,
I kena zanë nuse në midis të shehrit.
Mori vëllait tonë lule dylberi.
Na ka dalë nusja e bardhë si sheqer.
Kena Fatmir Agën si nusja me tel,
Nusja e Fatmir Agës, si anije me vel.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Dërmjak

Kena zanë ni nuse ngat e ma ngat redakto

Kena zanë ni nuse ngat e ma ngat
--------------------------------
Kena zanë ni nuse ngat e ma ngat
Do t'ia bajna myzhden o nie salltanat,
Na ka bi ni lule me ni gardh
Hanëm nana reja t'koft' për hajr,
T'koft' për hajr e me nafak',
Kemi zanë syzezën për merak.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Gabrrica

Dyert e Besnik Agës me magnet redakto

Dyert e Besnik Agës me magnet
--------------------------------
Dyert e Besnik Agës me magnet,
Kur t'vjen limuzina çelen vet.
A e ke pa Besnikun najherë,
E kam pa në limuzinë,
Kah shkon udhës për Kotlinë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

I mora ojat e bardha dola te livadhi redakto

I mora ojat e bardha dola te livadhi
----------------------------------------
I mora ojat e bardha dola te livadhi,
Më veti Hilmie hanmi, veti si asht gjali;
Më veti si asht glali mori vetëll hollë
Vetë e ke zgedh moj hanëm nër at mollë,
Me veti si asht gjali, mori vetëll trashë,
Vetë e ke zgedh, moj hanëm vetë e ke dashtë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Glloboçicë-Qafëshqipe

Ka ra Naser Aga rreth ni hije redakto

Ka ra Naser Aga rreth ni hije
----------------------------------------
Ka ra Naser Aga rreth ni hije,
I ka ardhë ni dor'-o hiç pa dije;
Ani, hiç pa dije çap e rrap
Thot efeni baba: - S'kam shka i ap.
-Epja efeni baba ni lirë t'kuqe,
se nuk asht kollaj-o me zanë nuse.
Epja hanëm nenja ni lirë t're,
Se s'asht kollaj me zanë re.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik

Na ka hypë Lulija me ni thanë redakto

Na ka hypë Lulija me ni thanë
------------------------------------
Na ka hypë Lulija me ni thanë,
Kur ka shku' te shpija e kanë dhanë,
Hajt moj bijë mos u ban merak,
Ta ka zgjedh' nana venin të bajë rahat.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Gorancë-Guranë

Knoni çika knoni redakto

Knoni çika knoni
-----------------------
Knoni çika knoni,
Se na shkoj kjo ditë,
Lumet na lë lurnet.
Qeta e kena pritë.
Knoni çika knoni
Se na shkoj kjo natë
Lumet na të lurnet.
Kena zanë kunatë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik

Na ka bi ni lule te bunari redakto

Na ka bi ni lule te bunari
--------------------------------
Na ka bi ni lule te bunari,
Vllain tonë e feju'm ma s'pari
Na ka bi ni lule me ni gardh,
Agababa reja t'koft' për hajr,
Reja, t'koft' pë hajr e me nafakë.
Lumët na të lumët kena zanë kunatë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Bob

Kravata e kuqe me shqiponja redakto

Kravata e kuqe me shqiponja 
------------------------------
Kravata e kuqe me shqiponja t'zeza.
Ore vllai jonë urime fejesa,
Urime fejesa e u trashigofshi
O jetën e lumtun s'bashku e kalovshi,
O jeten e lumtun s'hashku e kalofshi.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Vataj

Ku e begenise Lulije ket' ven redakto

Ku e begenise Lulije ket' ven
------------------------------
Ku e begenise Lulije ket' ven,
Unë e begenisa oborrin me pemë,
Oborrin me pemë ku e ke pa,
Kur jam kanë e vogël, kah dera kam ra,
Ka dera i kam ra unë e mjera,
Se kam ditë se aty është vjerra.
Ka dera i kam ra unë e ngrata.
Se kant dite, se ju baj kunata.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Nikaj

Kush po shkon rreth zabelit redakto

Kush po shkon rreth zabelit
------------------------------
Kush po shkon rreth zabelit.
Myzhdexhit' e Fadil begit,
Po del baba ep selam,
I jep kafe me filxhan.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Llanishta-Linishta

Fryni era e reshi bora redakto

Fryni era e reshi bora
------------------------------
Fryni era e reshi bora
Vëllait tonë i erdh dora.
I erdh dora edhe fjala.
Për hajr të koft' efeni baba.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Pusteniku-Puset e Nikës

Baba i nusës burri qi ish kanë redakto

Baba i nusës burri qi ish kanë
------------------------------
Baba i nusës burri qi ish kanë,
Pa ia lyp na çikën, vetë na i ka dhanë,
Vetë na i ka dhanë, vetë ka çue fjalë,
I ka marrë Iakmi shpijes tonë të marë.
I ka marre lakmi ai Hetem Agës të ri,
Pesqin copa dhen e treqin copa dhi,
Tridhet' frymë lopë e nizet kuaj,
Pes' hekter me grunë e gjasht' hekter me mal.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Rekë - Malësi

Kush po i bije gitarës karshije redakto

Kush po i bije gitarës karshije
--------------------------------
Kush po i bije gitarës karshije,
Lilzim Agës, i ka hije.
Me syza n'sy, me syza n'sy:
-Hiqi syzat, o vlla, ll çorrove,
Se çikat e Nikajve i tranove!
-U tranofshin, e marshin malin,
Kjo Lulija e dashunoi gialin.
U tranofshin e e marshin detin,
Kjo Lulija e ka pas kysmetin.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik

Nisu misiti jonë si je nisë redakto

Nisu msiti jonë si je nis
--------------------------------
Nisu msiti jonë si je nis,
Boqja jote t'u ka qenis!
Krejt t'u ka qenis allafranga,
S'um pe qet prej arke hanum nana
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Duraj

Ani po vjen msiti tu'lujtën me sorra redakto

Ani, po vjen msiti tu'lujtën me sorra
--------------------------------------
Ani, po vjen msiti tu'lujtën me sorra,
Na i ka lypë kmishën me oja,
Na kmishën me oja ta kena marue,
Msit o të lumtë goja na ke gzue!
Ani, na ke gzue me ni fjalë,
Ani, të gzoftë zoti ni gjalë!
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kovaçec - Trimor

Po na lusin msitët redakto

Po na lusin msitët
---------------------------
Po na lusin msitët,
Neve me rixhá,
Po e dinë msitët,
Se këtu ban sefá.
Se ku asht sefaja,
Se ku rrin nen hije.
Po e dinë ato qerreta,
Me pesë lirshe në qafë.
Moj nuse, moj Hajrije,
Me të marrë zotnija,
Mori ty t´ka hije.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Stagovë

Ani m´i vinë msitët rena rena redakto

Ani m´i vinë msitët rena rena 
------------------------------
Ani m´i vinë msitët rena rena.
Dil Mehmet Aga shtni mrena,
Ani shtini mrena, od me xhama,
Edhe epu kafe me filxhana.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçaniku i Vjetër

Kemi shti dy msitë si dy komita redakto

Kemi shti dy msitë si dy komita
------------------------------------
Kemi shti dy msitë si dy komita,
Kanë me na pru' durën pa dalë drita,
Pa dalë drita e pa u ba sabah,
Po thotë aga baba, ejvallan.
Ani fryni era, na u rrxue talla
Ani po na vjen ni msit budalla
Ani s'asht budadlë, por fukara,
As tirqit me Iesh ai nuk i ka.
Ani u hungj misiti te dallapi,
Krisi murmurima për oxhaki.
Ani vetni, vetni ka e qëlloi
Ani, kryemsitin e plagoi.
Ka ardhë giali i msitit n'kapixhik;
Babë lum baba, rujma ni kaçik
Hajt, more bir, hajt, ti shko me lopë
Baba ty kaçikin ta bje n'shokë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kaçanik

Krisi kapixhiki lehi qeni redakto

Krisi kapixhiki lehi qeni
----------------------------------------
Krisi kapixhiki lehi qeni,
Po thotë vllai i jonë msiti i jemi,
Hajde msiti jonë o ardhsh i bardhë,
Boqja jote palë përmi arkë.
Ani po vjen msiti udhës kuqe,
Ani do të ja presim pulën klluqe.
Ore msiti jonë o msiti i ri.
Ani kush t'ka thanë o msit me hi.
Kërkush s'um ka thanë, po vet' kum hi.
Se m'ka metë gruja pa dimi.
Mos na daltë nusja msit qysh ke thanë,
Ore msit i jonë t'u theftë ni kamë.
Ani jo veç njana po të dvjat.
Ani mos me mujtë ti me shku te shpija.
Ore msiti jonë o krye kepë.
Ani për ni lirë ti koke zatet.
Ore msiti jonë o krve lakën,
T'marroftë zoti tv me gjithë plakën.
Ka ardhë msiti tu'lujtën me sorra
Ja kena marue kmishën me oja.
Kmishën me oja ta kena marue,
Të lumtë goja msit se na ke gëzue.
Ka ardhë gjali msitit n'kapixhik
Ban lum baba ruma ni kaçik,
Ani hajt or birë ti shko me lopë
Se baba kaçikin ta runë n'shokë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kovaçevc- Trimor

Burime redakto

  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"