Stampa:Vaçe, çkëngë kombit i fale
Vaçe, ç'këngë kombit i fale ---------------------------- Doli marsi, hyri prilli, këngën e nisi bilbili. Gonxhe çeli trëndafili, Vaçe Zela nëna lindi. Lushnja ku vegjeton blerimi, Lushnja ku gurgollon burimi, vendi ku merr flakë gëzimi, Vaçe Zela, për ty nderimi. Ngjyrë agimi, dritë syri, dashuri e qumësht gjiri. Zëri larë me ujë floriri, Vaçe Zela degë ulliri. Vaçe me t'bardhën zemër, Vaçe me t'madhin emër. Le të madhe traditë, ndër breza shkëlqim e dritë. Vaçe me zemër të madhe, ç'këngë Kombit i fale?! Zërin e zemrës i fale, O magji e këngës së madhe! |
|
"Artistes së Popullit" Vaçe Zela
Muhamet Tartari, Vranisht Vlorë, 2000
(Kjo këngë u këndua nga grupi i këngëtarëve të Vranishtit në Bordo të Francës, ku u prit me shumë sukses)