Muhamet Tartari
NË ENCIKLOPEDI

Vaçe, ç'këngë kombit i fale

redakto
Vaçe, ç'këngë kombit i fale
---------------------------- 
    Doli marsi, hyri prilli,
    këngën e nisi bilbili.
    Gonxhe çeli trëndafili,
    Vaçe Zela nëna lindi.


    Lushnja ku vegjeton blerimi,
    Lushnja ku gurgollon burimi,
    vendi ku merr flakë gëzimi,
    Vaçe Zela, për ty nderimi.


    Ngjyrë agimi, dritë syri,
    dashuri e qumësht gjiri.
    Zëri larë me ujë floriri,
    Vaçe Zela degë ulliri.


    Vaçe me t'bardhën zemër,
    Vaçe me t'madhin emër.
    Le të madhe traditë,
    ndër breza shkëlqim e dritë.


    Vaçe me zemër të madhe,
    ç'këngë Kombit i fale?!
    Zërin e zemrës i fale,
    O magji e këngës së madhe!

Teksti : Muhamet Tartari
Orkestrimi : ?
Muzika : Grupi i Vranishtit
Këndon : Grupi i Vranishtit