Udha e marë zogu i Sakolit
-----------------------------------
- Mori e mira? - O hoja.
- A t'vi sonte? - N'daç valla.
- N'njefshin burrat? - Ani shka!
- Po na vrasin? - Ngat s'e ka!

Allagranga n'tetë sahati,
Të pret dada te prallati;
Te prallazi dada të pret,
Po ta la derën e çeltë,
Po ta la derën pa dry;
Përpjet' shkallve dada t'pri.
Fluturim n'çiler po hijmë.
Mirë p'e mshelim derën me dry;
M'puth n'faqe, t'puthi n'sy.

- N'bafshin burrat me na ni!
- Djali i dadës dert mos ki,

Për penxhere t'qes n'kojshi;
Për penxhere n'der' t'aborrit.
Udha mbarë zogu i sakolit!
Ishe kanë o rrem drangonit,
M'hine mrena me çykë t'zorit.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Molliç - Gjakovë, 1972

Burimi

redakto
  • Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"