Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Gjakova
Këngë popullore nga Gjakova NË ENCIKLOPEDI |
|
Mori e mirë ku p'e ban ditën
redakto
Mori e mirë ku p'e ban ditën ----------------------------------- Mori e mirë ku p'e ban ditën? Burrit saj çoja zot pikën, çoi zo' pikën, mos dalt'n'verë, Si n'ta baftë ty poterë! Goja e fyti m'u kan'terë, M'u ter goja, m'u ter fyti, A s'ma fal qat cicë ta thithi? A s'ma falë qat cicë të bardhë, M'ka lanë nana fort me mallë, Fort me mallë, m'ka lan' të ri, Cica t'bardha kurrs'jam ngi, Shum i hangra, s'm'banë dobi. |
|
Udha e marë zogu i Sakolit
redakto
Udha e marë zogu i Sakolit ----------------------------------- - Mori e mira? - O hoja. - A t'vi sonte? - N'daç valla. - N'njefshin burrat? - Ani shka! - Po na vrasin? - Ngat s'e ka! Allagranga n'tetë sahati, Të pret dada te prallati; Te prallazi dada të pret, Po ta la derën e çeltë, Po ta la derën pa dry; Përpjet' shkallve dada t'pri. Fluturim n'çiler po hijmë. Mirë p'e mshelim derën me dry; M'puth n'faqe, t'puthi n'sy. - N'bafshin burrat me na ni! - Djali i dadës dert mos ki, Për penxhere t'qes n'kojshi; Për penxhere n'der' t'aborrit. Udha mbarë zogu i sakolit! Ishe kanë o rrem drangonit, M'hine mrena me çykë t'zorit. |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"