Stampa:Sot jam 20 vjeç
Sot jam 20 vjeç ------------------ Kur rrinim bashkë, shpirti im, gëzimet unë ëmbël i kujtoj. Çdo vit Nëntorin pres me padurim, me ty ditëlindjen dua ta festoj. Për ty shkëlqejnë sytë e mijë, ky frymëzim më zien në kraharor. Çdo çast jetoj e lumtur në liri, shumë mirë është ... me mua në Nëntor Sot jam 20 vjet, edhe jeta më thërret, të qesh, të këndoj, dhe gëzime t’ ëndërroj. Sot jam 20 vjet, dhe në zemër me buçet. Një këngë pambarim, për të ardhmen plot shkëlqim. Dhuratë më sollën sytë e tu që buzëqeshin sonte përsëri, Me ty do rri gjithmonë kështu se ti me dhe të parën dashuri. Rinia jetën zbukuron për ty shkëlqejnë yjet me aq zjarr Me përqafo i dashur, me pasion pushtom' ti me afshin djaloshar. Ref. III Ref. IV Ref. I Për ty sot qeshin sytë e mijë Ky frymëzim më zien në kraharor Çdo çast jetoj e lumtur në liri pse me lirinë unë linda në Nëntor Ref. III Ref. IV |
Dëftuar në Sot jam 20 vjeç, Vaçe Zela në amzën teksteshqip.com dhe vërtetuar me regjistrimin tonik në eSnips të ngarkuar aty nga kontribuesi Melosi.