Stampa:Shkon tërma Bujar Aga dranafill kadife
Shkon tërma Bujar Aga dranafill kadife -------------------------------------------- Shkon për udhë Bujar Aga, dranafill kadife, Çika nuk e kishte renin ti shkove e lipe. Nuk e lipa une çikën me ma dhanë sot, Ne t'ma ape çika besën, e pres një motmot. Nuk e lipa unë çikën me ma dhanë sivet, Ne t'ma ape çika besën, e pres nja dy vet. |
|
Burimi
redakto- Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 22, kënga 22
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"