Stampa:Rritim jetën tonë
Rritim jetën tonë ------------------ Rrjedhin, o mengjeset, rrjedhin si ujëvara, ja, kështu mes njerëzve, jeta jonë hedh hapat. Hyj dhe unë mes tyre, shtoj një fjalë, një këngë, është kjo këngë e jetës, për ty, Shqipëri, për ty, Shqipëri, moj nënë! (refren) Më merr në krahët e tua, si merr fëmijën nëna, që ballin të ma puthi, edhe dielli, dhe hëna! Unë marr nga drita jote, ti merr nga zemra ime, dhe dorë për dore rendim, e shtrenjta jeta ime. Rrjedhin o buzëmbrëmjet, rrjedhin, kaltërojnë, në një kënd të globit, rritim jetën tonë. Hyj dhe unë mes tyre, shtoj një fjalë, një këngë, është kjo këngë për jetën, për ty, Shqipëri, për ty, Shqipëri, moj nënë! |
Dëftuar në Vaçe Zela - Rrisim jetën tonë nga Admin më datë: 14/03/2008 05:25, kontribuesë në amzën alblyrics.