Stampa:Rrehin dy sakica nihen në zabel

Rrehin dy sakica nihen në zabel
--------------------------------
Rrehin dy sakica nihen në zabel,
Të kena zanë nuse o Fatmir dilber!
I kemi zanë djalit, këtij lule dylberit,
I kena zanë nuse në midis të shehrit.
Mori vëllait tonë lule dylberi.
Na ka dalë nusja e bardhë si sheqer.
Kena Fatmir Agën si nusja me tel,
Nusja e Fatmir Agës, si anije me vel.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Dërmjak

Burimi redakto

  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 27, kënga 35
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"