Po të them moj lulja e allit
-------------------------------
Po të thóm moj lule e allit
A ki kajtë ndopak për mu
Se jamë metë si zogë mali
Qysh atë ditë që je feju

Se jamë metë si zogë mali
Qysh atë ditë që je feju

Sa shpejtë m´ke harru
M´qove fjal se t´kanë feju
Do t´marr tjetër, me lanë
Me t´lanë e me t´harru

A t´bjenë mend moj kur në shkollë 
Vetë më thojshe sa të du
Po pse sot, moj vetull hollë
Po i ngonë pleqtë, mu me tradhëtu
 
(?)
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Qamili i Vogël dhe Mazllom Mejzinil