Njeriu me ombrell
-------------------
Më falni. nuk desha të qesh
kisha ndërmend të shaj por i harrova fjalët
desha t'i zë lugetërit në grusht
me pështyu Zoti si engjëll të pafatë

Nuk prish punë, fare nuk prish punë
i ndodhë kështu njeriut, jo kafshës
fjalët nën ombrellë nuk kanë rendësi

Desha me nder me thanë, me nder me thanë
nuk desha as të qesh e nuk desha as të shaj
me falni i ndodhë kështu njeriut jo kafshës
përqesha majmunin para se ta ndërroja prejardhjen
Teksti: Rrahman Dedaj
Muzika : Artani 7me7 dhe Flochki
Këndon : 7me7
Albumi :
Editor :
U incizua në :
Producent :
Producent muzikor :
Fotografitë :
Dizajni :
Menagjer :
Shtypi :
Viti :
Intamza: http://www.7me7.com/