Stampa:More çikë nar hie të gurit
More çikë nar hie t'gurit ----------------------------------- More çikë nar hie t'gurit, A i ke ba çarapt e burrit? - I kam ba, i kam marua, M'kanë met' lidhcat pa i tufua. I tufoj kur t'shkoj me dhi, E shtroj shtratin dar lajthi. - Vin' çoban' me nej' me ty, Vesin, çikë, ça ke në gji. - Kam dy molla gjylabi, S'mun t'i fali, djalë i ri. Janë të burrit, koft i zi! |
|
Burimi
redakto- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"