Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Rugova
Këngë popullore nga Rugova NË ENCIKLOPEDI |
|
Del syzeza n'derë t'oborrit
redakto
Del syzeza n'derë t'oborrit ------------------------------ Del syzeza n'derë t'oborrit, Zylyfzezë si krahi i korbit. - Qysh p'e lamë punën e jorokut? - Qysh a kanë gjith para sodit: Kur ta noj dorën në flokë, Dije djal' qi kem' jorok; Kur ta noj dorën në faqe, Kem jorok te molla lalqe; Kur tanoj dorën në mjekërr, Hajde, djalo, qyqe vetëm; Kur ta noj dorën në fyt, Hajde, djylo, vet' i dytë; Kur ta luen dada pshellakun, Djal' me qef msyma konakun; Kur t'nis dada shamin' me luejt' Dije, djalë, kan' kuvetë me t'ruejt' |
|
Kush po zdirgjet qasaj are
redakto
Kush po zdirgjet qasaj are ----------------------------------- Kush po zdirgjet qasaj are? Ni syzezë kapuç me pare, As e vogël, as e madhe, Nifarë senit, tamam taze, Bash si dardha rumullake. Sikur dardha qi rri n'pip, Po kuvet djali me çikë. Po i thot' motra:- çka po t'lyp? - Njanen faqe, të dy sytë. - Rueju motër, t'plaçin sytë! A i ri djali e po t'korit, Ta lypë rokun ditë për ditë. Për gjith' ditë n'rok me i dalë, Je e re, rritën ta ndalë. |
|
More çikë nar hie t'gurit
redakto
More çikë nar hie t'gurit ----------------------------------- More çikë nar hie t'gurit, A i ke ba çarapt e burrit? - I kam ba, i kam marua, M'kanë met' lidhcat pa i tufua. I tufoj kur t'shkoj me dhi, E shtroj shtratin dar lajthi. - Vin' çoban' me nej' me ty, Vesin, çikë, ça ke në gji. - Kam dy molla gjylabi, S'mun t'i fali, djalë i ri. Janë të burrit, koft i zi! |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"