Mbretëreshë e Robëreshë
-------------------------
Dikush thotë se moti jam çmendur,
tjerët mendojnë se jam e mençur,
dëgjoj fjalë se jam xheloze
disa thonë se jam nervoze.
Nganjëherë me quajnë gjeniale
Edhe pse shpesh jam banale
ata bam, e unë bam-bam
shpeshë nuk di as vet si jam,
Por një gjë sigurt e di
mbreti im je vetëm ti.
REF:
Për ty jam unë mbretëreshë
për ty dhe robëreshë
ndoshta kjo është çmenduri
çmenduri, për dashuri.
Dhe as ti nuk je i sigurt
a jam e egër, apo e urtë
ky rast kurrë s’ka me u ndriçu
se as vet s’di me tregu.
Kur je i keq dua të shkatërroj
kur je i mirë, shpirtin ta dhuroj
nëse m’do, për ty vdes
n’ kofshë bekteshë, e merr vesh.
|
- Teksti : ?
- Orkestrimi : ?
- Muzika : ?
- Këndon : Adelina Ismaili
|