Stampa:Kush po zdirgjet qasaj are
Kush po zdirgjet qasaj are ----------------------------------- Kush po zdirgjet qasaj are? Ni syzezë kapuç me pare, As e vogël, as e madhe, Sikur dardha rrumbullake; Po kuvend djali me çikë. Po i thot nusja: - Shka po lyp? - Njanen faqe me nji cic' Qaty nusja i paska brit': - Mos ja jep t'plasshin syt'! Asht i ri e na korit'. E lyp rokin dit' për dit'. Soll ni dit' n'rok mos m'i dalë, S'na le vendin n'shtat mahallë. |
|
Kush po zdirgjet qasaj are
redakto
Kush po zdirgjet qasaj are ----------------------------------- Kush po zdirgjet qasaj are? Ni syzezë kapuç me pare, As e vogël, as e madhe, Nifarë senit, tamam taze, Bash si dardha rumullake. Sikur dardha qi rri n'pip, Po kuvet djali me çikë. Po i thot' motra:- çka po t'lyp? - Njanen faqe, të dy sytë. - Rueju motër, t'plaçin sytë! A i ri djali e po t'korit, Ta lypë rokun ditë për ditë. Për gjith' ditë n'rok me i dalë, Je e re, rritën ta ndalë. |
|
Kush po zdirgjet qasaj are
redakto
Kush po zdirgjet qasaj are ----------------------------------- Kush po zdirgjet qasaj are? Rrushja e mirë gjyksin me pare. Ku i ke marrë, oj e dalnja fare? E dalnja fare, e dalnja feje, Shum-e mot hupas mas teje, Shum-e mot e shum-e ditë, Tye t'i çue do zanthiu msitë. - Pse po i çon, djalë, msit' budallë? Dama ditën kur me ardhë. Kush prisht' fjalë për ty e mue: I cofshin kiet tue livrue, I coftë lopa kur baftë me pjellë, I cofshin dhetë n'at pranverë, I dektë djali, kur baftë me ecë, I coftë pula, kur baftë me çelë, I coftë qeni tue hangër gjellë, Ju msheltë dera me ni therrë! |
|
Burimi
redakto- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"