Krisi kapixhiki lehi qeni
----------------------------------------
Krisi kapixhiki lehi qeni,
Po thotë vllai i jonë msiti i jemi,
Hajde msiti jonë o ardhsh i bardhë,
Boqja jote palë përmi arkë.
Ani po vjen msiti udhës kuqe,
Ani do të ja presim pulën klluqe.
Ore msiti jonë o msiti i ri.
Ani kush t'ka thanë o msit me hi.
Kërkush s'um ka thanë, po vet' kum hi.
Se m'ka metë gruja pa dimi.
Mos na daltë nusja msit qysh ke thanë,
Ore msit i jonë t'u theftë ni kamë.
Ani jo veç njana po të dvjat.
Ani mos me mujtë ti me shku te shpija.
Ore msiti jonë o krye kepë.
Ani për ni lirë ti koke zatet.
Ore msiti jonë o krve lakën,
T'marroftë zoti tv me gjithë plakën.
Ka ardhë msiti tu'lujtën me sorra
Ja kena marue kmishën me oja.
Kmishën me oja ta kena marue,
Të lumtë goja msit se na ke gëzue.
Ka ardhë gjali msitit n'kapixhik
Ban lum baba ruma ni kaçik,
Ani hajt or birë ti shko me lopë
Se baba kaçikin ta runë n'shokë.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kovaçevc- Trimor

Burimi

redakto
  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 36, kënga 57
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"