Koma
------------
Tani jam i shkuar,
shumë më larg se ëndërrat
tani jam i zgjuar,
më shumë se e nesërmja
Të gjithë janë këtu,
kur hijet rrëzohen
Ditët janë të ngrira,
nga një e çarë në kohë
Një vend i sapolindur,
një vend në terapi
hyn i zhveshur dhe i ri,
regji e një filmi të ri
Rri pranë, meje, rri pranë, meje,
Mbylli sytë dhe shiko
sa larg mund të hidhesh
nuk ka më heronjë,
vetëm një plak në gravurë
tani jam i shkuar,
shumë më larg se ëndërrat
tani jam i zgjuar,
tani jam i zgjuar
Shi shi, lagashi, shkoi plaka në mulli
shi, shi, lagashi, bani tre kuleq nër hi
shi, shi, lagashi, lage tokën me furi
Rri pranë, meje, rri pranë, meje,
merr frymë, pranë
|
- Këndon : Asgjë Sikur Dielli
|