Kënga në shkronja/Asgjë Sikur Dielli
Grupi 'Asgjë Sikur Dielli' NË ENCIKLOPEDI |
|
Pronë
redakto
Pronë ------------ Çka nëse dihet që sipas tyre s'mund t'ofroj Gjitha mrekullitë që deri tani i kisha në dorë Çka nëse dihet që sipas neve kjo ndodhë në ankth Dhe si do të kryhet do të bindesh kur të shikosh nga larg A do të grindesh në vehte Të shtiresh si e marrë Apo do të pshtyshë në mua Sa herë të ipet rast Kahdo që kthehem bindshëm më i mjerë Duket se vetëm ti, nuk je këtë herë |
|
Kur e di se nuk di
redakto
Kur e di se nuk di --------------------- Nënë mendova ndryshe Edhe pse nuk jam mbret Nuk mund t'kuptoj këtë Nuk mund të ndërroj gjë Si nuk vëren, këtu duhet rend pa fjalë, Nëse devijon mund t'bëhet vonë, krejt këto Thonë se është në rregull, Kur e di se nuk di Në fat mendoj Kur të shoh përsëri Sikur të kemi... Sikur të jemi... Thonë se është në rregull, Kur e di se nuk di Harrojmë se kjo botë Ç'farëdo që është Ajo ka rregulla të veta Mban rregulla të veta |
|
Dikush...
redakto
Dikush... ---------- Dëgjoj zëra në kokën time pa rend S'mund t'kuptoj gjë nga kjo zhurmë këtë herë, Qëndroj vetëm në dhomën time i ulur, dikë e dëgjoj Një i çmendur në kokën time sillet dhe flet, por unë nuk jam ai Ne do t'humbim mbi re Ne s'do t'flasim këtë herë Shetis rrugës si viktimë e habitur dhe pyes kend e kam pranë Më vjen në moment dhe s'kërkoj ndihmë nga 'kush Unë mund të mendoj vetëm Ne do t'humbim mbi re Ne s'do t'flasim këtë herë |
|
Mendoja çdo gjë merr fund pa ty
redakto
Mendoja çdo gjë merr fund pa ty --------------------------------- Vallë është e mundur Më kalon pranë si një copë akull Nuk mund një puthje ta kujtoj Ishe ti ajo, duket më bëhet Nuk di çfarë kam sot Ledhatimet athua ishin Dhe ajo ëndërr Një sheti s'më bie mend Sa je larg nga unë, sa afër ishim Të premtoja mrekulli I marri thosha çdo gjë merr fund pa ty Një grimcë ti një grimcë unë Kështu fati e do këtë punë Kthehem rrotull ndonjëherë Ç'kanë këta njerëz shikojnë n'qiell |
|
Ne këndej
redakto
Ne këndej ---------- Njerëzit presin në rend, Dihet për t'gjithë nuk ka vend Disa prej tyre do t'ofrojnë Letër të zbrazët si gjithmonë, pa kriter dhe mund të mjerë, Mendojnë se janë t'vërtetë ata. Ndër ne është bërë rutinë Për të mëdhenjë, çdo gjë ka kuptim Mbetet t'shpresojmë se do të ndërrojë Të kthehem kah dielli perëndon Të mos ndodhë të shetisim në kohë Të mbesim prapë, të humbim dhe këtë hap Nuk kam ide, çdo të ndodhë me ne, këndej Nuk kam ide, çdo të ndodhë me ne, këndej Nuk kam ide, çdo të ndodhë me ne, këndej |
|
Ti dhe unë
redakto
Ti dhe unë ---------- Sa u kuptuam, mbi këtë shumëçka ndërtuam Ti dhe unë Ashtu të kthjelltë, dorë për dorë udhëtonim Ti dhe unë, ndonjë zë më shumë Aaah, Aaah, Ti dhe unë Aaah, Aaah, Ti dhe unë, maskë askund Mbetëm të habitur, asgjë nuk mund të kuptonim Ti dhe unë Bëmë çka bëmë, Mund të thuhet ateruam Ti dhe unë, u ndamë në fund Oh zot, pse kështu ndodhi, Unë nuk e di, Shpirti më humbi, nga dhimbja, Që ndjej për ty |
|
Bankinë
redakto
Bankinë ---------- Mendova pakëz ndryshe Kur u ngritëm më lartë Mos ndoshta një ditë Do ta ndërprejmë këtë varg Ndërruam rroba t'vjetra Ndërruam veten dhe ata Bëmë që të ndalen Të shikojnë me mall Nganim papritur, ashtu të uritur ngaherë, Në këtë besonim, shumëçka do të ndërronim këtë herë, Mbërritën të nëntëdhjetat Tatuazh në çdo anë Por sa u mësuam Të biem nga lart A dimë pyes veten Kjo nuk ish dhuratë Përse kjo vonesë Çdo herë më e gjatë Nganim papritur, ashtu të uritur ngaherë, Në këtë besonim, shumëçka do të ndërronim këtë herë, Si ende s'mësuam Këtë doemos duhet ndërruar Si ende s'kuptuam Këtë varg do vazhduar Bankinë, oh.. Bankinë, oh.. |
|
Amulli - II Rrugë
redakto
Amulli - II Rrugë ------------------ Mu duk se lëvize, hetova se ti je unë Kjo më ndihmoi të kuptoj se jemi diku Kujdes arritëm këtu duhet mund Ky mur do të lëkundet dhe do të humb Mendova çdo gjë do të rrjedhë nga këtu Ashtu si mua të duket trokitëm shumë Dhe kështu pa ndalë dëgjoj se kam humb Si duket s'gabova ti ende je në gjumë Si ti askund, Ashtu si flet bërtet në çdo skutë Si ti as unë Më thuaj pse kjo rrugë kështu merr fund |
|
Kristal i zi
redakto
Kristal i zi ------------ Është e grisur në ballë, nga një fjalë por ajo shtiret asgjë, s’ka ndryshuar Më vjen si mjegull në dhomë, dhe më shikon Nata shtrihet si zjarr, nga sytë e saj Kristal i zi, në sytë e saj Kristal i zi, në flokët e saj M’i fut gishtat në dorë, para se të shkojë thellë në mua, një grimcë, do prapë ta takojë |
|
Koma
redakto
Koma ------------ Tani jam i shkuar, shumë më larg se ëndërrat tani jam i zgjuar, më shumë se e nesërmja Të gjithë janë këtu, kur hijet rrëzohen Ditët janë të ngrira, nga një e çarë në kohë Një vend i sapolindur, një vend në terapi hyn i zhveshur dhe i ri, regji e një filmi të ri Rri pranë, meje, rri pranë, meje, Mbylli sytë dhe shiko sa larg mund të hidhesh nuk ka më heronjë, vetëm një plak në gravurë tani jam i shkuar, shumë më larg se ëndërrat tani jam i zgjuar, tani jam i zgjuar Shi shi, lagashi, shkoi plaka në mulli shi, shi, lagashi, bani tre kuleq nër hi shi, shi, lagashi, lage tokën me furi Rri pranë, meje, rri pranë, meje, merr frymë, pranë |
|
Eho
redakto
Eho ------------ Më duhen hije dhe një bimë, në një dhomë më duhen sytë dhe një flutur, në një det të zi Në anën tjetër të gjithë janë të lumtur ato në shpirt vallzojnë, Në mendje zemrat nuk rrahin, heshtja vjen dhe të merr ajo vjen Më duhet një këngë si një plaf, në një tendë dhe më duhet një zjarr në këtë qiell, të ledhatoj Ato rrjedhin, rrjedhin me lumin në pafundësi Fytyra që treten në mua, f ytyra që s’duken kaherë Më duhen prekjet që flasin me shikim dhe duhen drita në këtë mal, t’më përsëriten më duhet kjo këngë e pakënduar, me fjalë të krisura më duhet një oqean, me eho, eho Ato rrjedhin, rrjedhin me lumin në pafundësi |
|
Nuk më duhet
redakto
Nuk më duhet ------------ Nuk më duhet por nuk shuhet kjo varësi që vetëm më shqetëson Si e shkruar e pa ftuar, më rrethon pas dhe më anulon. E gabuar, disi e hutuar, duket sikur s`ke kohë të mendosh Kot arnohesh të dëshmohesh t`gjitha këto e bëjnë amullinë Çdo e keqe rrjedhë nga dobësia dhe varësia e cila të rrethon Nuk do t`mbetem i grimuar s`do t`pranoj që kështu të mbijetoj Bindjet t`mia, bindjet tua bindjet tona, n`parim dallojnë |
|
Merr guxim
redakto
Merr guxim ------------ Merr guxim e ec me mu’, diku larg, larg me mu’ Merr guxim e nis vrapo, diku larg mos hezito Merr guxim e fluturo, unë kam krahë mos u friko Ne jemi lartë, jemi shumë lartë, poshtë ti mos shiko, dorën ma shtrëngo ne jemi bashkë, ne jemi lartë Merr guxim e ec me mu’, merr guxim e fluturo unë kam krahë mos u friko merr guxim e ec vrapo diku larg mos u friko nuk ka më kthim, nuk ka shpëtim, merr guxim... |
|
Ndodhemi
redakto
Ndodhemi ------------ Habitur shikoj të tjerë, nuk di prej ku do t`filloj ne mund të ndërrojmë, ne s`jemi këtu as atje Ata që duhet t`ofrojnë bëhen sikur s`vërejnë dhe çdo hap që bëj thonë improvizim Ndodhemi, ku ndodhemi, ... Çdo gjë duket shumë larg, aq larg sa s`ka kuptim Ne jemi këtu, duket do t`mbesim këtu Ndodhemi, ku ndodhemi, ... |
|
Ku ka më mirë se me qenë shqiptar
redakto(kush m'ka faj që jam shqiptar)
Ku ka më mirë se me qenë shqiptar ---------------------------------- Ku ka më mirë, ku ka më mirë ku ka? shqiptar... shqiptar Shefqet, Alban, Dibran, Fatime, Selime, Aida, Klejda, Mimoza, Zana, Ariana, Theofan, Bujar, Visar, Altin, Kadrush, Kristë, Anton, Faton, Labinot, Drita, Iliriana, Shtjefën, Sherafedin, Alaudin, Gjergj, Lekë, Floriana, Vjosa, Suzana, Fatos, Petraq, Ilir, Salih, Ibrahim, Hashim, Enkela, Jeta, Marenglen, Enver, Fidan, Korab, Alma, Arta, Kastriot, Stakë, Bedri, Zylfiqefli, Lutfi, Luigj, Shefkije, Alije, Lejla, Ibish, Ndue, Miranda, Fron, Sherafedin, Bora, Shkëndije, Patriot, Trim, Aldo, Ridvan, Shyqri, Paskal, Zeqir, Robert, Gani, Ardit, Shinasi, Sandër, Redon, Saranda, Ragip, Afrim, Gëzim, Besim, Bajram, Shkenca, Flamur, Veton, Halit, Xhavit, Ramush, Enkela, Jeta, Liridon, Irena, Hysnije, Elena, Rifadije, Fllanza, Mariza, Melihate, Shqipe, Kosovare, Abetare, Shqiptare. |
|
Lëvizim
redakto
Lëvizim -------- Më larg se dielli, Më shpejt se drita, Lëvizim, lëvizim |
|
Aksident
redakto
Aksident -------- O më nxjerr nga kjo gropë në një ëndërrim aksident M’i freno dhimbjet edhe këputi shpresat aksident Nuk jemi vetëm, eja të shkojmë aksident Futëm në bagazhin e dëshirave të humbura aksident Merri edhe ato ndjenja që janë të mbetura aksident nuk jemi më, udhë të mbarë aaj, aaj, aaa, ooo, ooo |
|
Bunker
redakto
Bunker -------- S’mund të ndërroj, kështu t’kuptoj dhe nuk kam shkas, ka kohë kështu flas Duket njëjtë andej ky moment këndej kjo s’do t’rrënoj, asgjë s’gaboj S’do t’thotë që jemi një s’do t’thotë që s’jemi një vetëm se kështu ndjehemi nëse nuk rrëfehemi Injorim dhe mohim ‘72 nuk ka kuptim kjo është sprovë dhe do të ndodhë Nuk ka më drojë |
|
Mirupafshim
redakto
Mirupafshim ----------- Së bashku, të gjithë, do të jemi atje unë dhe ti, ti dhe unë, Diku të gjithë së bashku, do të jemi Diku unë dhe ti, ti dhe unë, Atje Mirupafshim o njeri, Mrekulli jemi, të gjithë, Atje ku unë do të jem ti. |
|