Kemi shti dy msitë si dy komita
------------------------------------
Kemi shti dy msitë si dy komita,
Kanë me na pru' durën pa dalë drita,
Pa dalë drita e pa u ba sabah,
Po thotë aga baba, ejvallan.
Ani fryni era, na u rrxue talla
Ani po na vjen ni msit budalla
Ani s'asht budadlë, por fukara,
As tirqit me Iesh ai nuk i ka.
Ani u hungj misiti te dallapi,
Krisi murmurima për oxhaki.
Ani vetni, vetni ka e qëlloi
Ani, kryemsitin e plagoi.
Ka ardhë giali i msitit n'kapixhik;
Babë lum baba, rujma ni kaçik
Hajt, more bir, hajt, ti shko me lopë
Baba ty kaçikin ta bje n'shokë.
|
- Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
- Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
- Orkestrimi : ?
- Muzika : ?
- Këndon : ? : Kaçanik
|