Jetë na dhurove
---------------- 
    Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patën
    Ishin zogj të diellit, por e puthën natën
    Ku u lindën, jetuan pa fluturuar
    Prandaj jeta u shkoi pa e shijuar


    Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte
    Se shpirti e lypte, që dikush të këndonte
    O robit për liri t'ja ngallte mallin
    Me kënge zemre t'ja qante hallin


    Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale
    Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male
    O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar
    Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar


    Ndonëse moj motër ty të lindi nata
    Zërin nuk ta ndali stuhia dhe dallga
    Në kafaz e mbyllur na këndove
    Dhe shpresën ndër ne e gjallërove


    Kënga jote në çdo anë jehoi
    Të bukurën tek ne ajo e shpëtoi
    O të duan në Kosovë si ujt e Drinit
    O ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit 
Teksti : Ekrem Kryeziu
Orkestrimi : ?
Muzika : Naim Krasniqi
Këndon : Naim Krasniqi

Për të parën herë : Festivalin e 36-të të RTSH, 1999