Hej ai det i syrit tënd
------------------------
Hej ai det i syrit tënd
Copë qielli në stuhi
Kush të pa e nuk u çmend
Cili s'ra në dashuri

Hej moj zanë ti bijë e diellit
Larë me ujë të shtrirë dëbore
Më përvëlove n'mes të dimrit
Veç një natë ndejte e shkove

Ref:
I harrove trëndafilat
Që i mbolla n'kopshtin tonë
Si një hije ti ke tretur
A je gjallë a po ke vdekur

Shkoj tek vendi i takimit
Rreth e rotull vetëm heshtje
Një gulqim i rëndë trishtimei
Si pa dashur del prej meje

Pres pranverën t'ma kthej mallin
Që i ngrirë m'ka mbetur n'sy
Pres me lotë mes trëndafilash
Që i mbolla bashk'me ty
Teksti : Agron Rexha
Orkestrimi : Edmond Zhulali
Muzika : Edmond Zhulali
Këndon : Sabri Fejzullahu
Albumi : Merrma shiun e Prishtinës
Edior : "LABIA"
U incizua në : "Unique Sond Studio" - Prishtinë
Producent : Shkumbin Kryeziu
Producent muzikor : Xhevdet Gashi
Fotografitë : Afrim Spahiu dhe nga arkiva e Sabri Fejzullahut
Dizajni : Drin Kryeziu
Menagjer : Ilir Mustafa
Shtypi : Shtypshkronja "Iliri"
Viti : ~2000-2005