Stampa:Hajdi çika ta knojna syshkrumen

Hajdi çika ta knojna syshkrumen
--------------------------------
Hajdi çika ta knojna syshkrumen,
Vllaut tonë t'ia urojmë t'fejumen.
Hajdi çika ta knojna syzezën,
Vllaut tonë t'ia urojmë fejesën!
Vllau jonë, moj, në Gjermani,
E marrim nusen moj si hyri.
Hajde të rrokim vallen me llokuma,
Lumet na, moj, na erdhi e shtuna.
Hajde të rrokim valle me mindila,
Lumet na, moj. na erdhi e dilla.
Treqin krushq lule në sërnishta,
Kanë varë pushkë moj nëpër lisa.
Lulja jonë po kan, na po knojna,
Me dimi me tela po e mashtrojna.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Begracë

Burimi

redakto
  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 26, kënga 32
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"