Stampa:Gjyshja
Gjyshja -------------- Sot një këngë do këndoj, Veç për ty , o gjyshja ime. E di mirë dhe s'e harroj të shkaktova shumë trazime Këngen time ta kushtoj e të falur të kërkoj për shumë faje e gabime , net pa gjumë e mundime. Ti u zbardhe , gjyshja ime. E çdo vit një rrudhë shton sa kokëçarje shqetësime sjellja ime të shkakton. Por ti je gjithnjë e mirë edhe fajin shpejt ma fal T'jem e urtë unë kam dëshirë, por se vrullin dot s'e ndal. Kur fëmijë kam qenë një herë e pranë zjarrit me ty rrinja. Më tregoje ti atëherë shumë gjëra që unë s'i dija. Unë dëgjoja gjithë çudi , plot kureshtje , kënaqësi. Dhe sa shumë nga ti mësoja. Me sa vrull të përqafoja. Shkuan vitet e tani s'jam e vogël si atëherë. Epo gjyshe unë përsëri ta prish qejfin nganjëherë. Por se prapë edhe sot për çdo gjë ti më del zot. E shikimi yt i dlirë më jep forcë të jem e mirë. |
- Albumi : Kënga ime
- Edior :
- U incizua në :
- Producent :
- Producent muzikor :
- Fotografitë :
- Dizajni :
- Menagjer :
- Shtypi :
- Viti :
Shënime
redaktoDëftuar në Vaçe Zela - Gjyshes nga Admin më datë: 14/03/2008 05:17, kontribuesë në amzën alblyrics.