Çelu si mimoza
--------------	
Si mimozat që çelin, pra çelu ti,
lozanjare mos rri gjithnji.
Se pranvera s'ka vlerën, jo, jo, nuk ka
për një zemër që s'ka dashni.
Ndaj çelu ti.

Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty,
si një gaz, si një gaz më je ti...
Mos kij frikë, eja, eja mos vono,
mimoza çelë njëherë, pra mos ngurro.
Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty.
Eja ti, eja, eja, eja, eja, mos vono.

Kur unë pranë të dua, ti pse nuk vjen,
pse moj vashë kur ti më don?
Kur t'rri largë voglushe, pse më vjen pas,
lozanjare, pse më kërkon?
Kur ti s'më don.

Eja ti,...

Ty në kopshtin e jetës të zgjodha unë,
lozanjare, të dua shumë.
Dashurinë e pastër ta shof në sy,
pra'j afroju voglushe ti.
Të rrojm' të dy.

Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela
Albumi : Kënga ime
Edior :
U incizua në :
Producent :
Producent muzikor :
Fotografitë :
Dizajni :
Menagjer :
Shtypi :
Viti :

Shënime

redakto

Dëftuar në Vaçe Zela - Çelu si mimoza nga Admin më datë: 14/03/2008 05:27, kontribuesë në amzën alblyrics.

Variante

redakto