Kolonizimi Serb i Kosovës/9: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
New page: Duke punuar (~~~~) <!--- {|border="1" alignt="left" width=100% cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:100%...
 
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
Duke punuar ([[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 26 Qershor 2007 14:37 (UTC))
<!---
{|border="1" alignt="left" width=100% cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:100%"
|-
Line 22 ⟶ 20:
 
Dokumentet arkivore dëshmojnë se menjëherë pas vitit 1912, dhe në një ndërprerje për shkak të Luftës së Parë Botërore në fund të vitit 1918 për shkak të dhunës filloi shpërngulja e madhe shqiptare dhe ardhja e vendosja e popullatës sllave në trevat shqiptare. Kështu me datën 12.01.1919, në shkresën nr. 13 Kompania I e Batalonit III të regjimentit jugosllav e njoftonte Komandantin e Batalionit III nga Plava për ardhjen e 30 shqiptarëve nga Dukagjini, të cilëve atje u janë djegur shtëpitë.<ref>Arhiv Vojno Istorijskog Instituta (AVII), Beograd, R.4/3, K.54, f.41.</ref> [53] Lazër Mjeda,
 
Kryepeshkop i Shkupit, nga Prizreni më 29 gusht 1919 i shkruan Eminencës T. ztr. G. M. Kardinal Von Rossum, Prefekt i Kongregacionit të Shenjtë, De Propoganda Fide, Romë, në mes tjerash edhe këtë: “..... E ndërsa serbëve (qeveria) u jep armë e municion, muhamedanët dhe katolikët arbnor i torturojnë për t’u nxjerrë ato armë që nuk i kanë....”.<ref>Gjergj Gashi, Kosova altari i Arbërisë, 1910-1941, I-III, imzot Lazër Mjeda, Onufri, Tiranë.</ref> [54]
 
Ministria e Ushtrisë dhe Marinës me datën 12.IX.1919 në Beograd e informon Ministrinë e reformës agrare për leje që komandat e qarqeve të regjimenteve mund t’u japin armë, sipas nevojës kolonëve në Dukagjin, Drenicë, Kosovë, rrethin e Dojranit dhe Maleshkut. Po ashtu mund t’u japin armë zjarri dhe municion edhe komandave të regjimenteve të qarqeve në kufijt e nevojave të vërteta, pushtetit policor dhe komunal për mbajtjen e rendit dhe kryerjen e shërbimit të rojës nëpër fshatra.<ref>AJ B., MAR, 96-1-4</ref> [55] Drejtorati kryesor në Mal të Zi i Ministrisë së Reformës Agrare në Cetinë, me shkresë nr. 2547, datë 20.VII.1921 - raporton përkitazi me angazhimin e pushtetit ushtarak për kolonizimin e Pejës. Ministria e Ushtrisë dhe e Marinës urdhëron që Komandanti i Territorit të Armatës II t’i përcjellë kolonët nga Berani deri në Pejë, ndërsa Komandanti i Armatës III nga Peja në Drenicë dhe kërkon që kolonëve t’u jepen armë dhe municion.<ref>AJ B, MAR, 96-2-6</ref> [56]
 
 
Përveç dhunës e terrorit bëhej edhe masakër ndaj popullatës shqiptare, me qëllim të realizimit të kolonizimit. Kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, Mithat Frashëri më 29.IV 1921, i drejtohet Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, ku e njofton për ekceset serbe kundër shqiptarëve, të cilët kanë qenë subjekt i sundimit serb që nga vitit 1912, dhe se ato po vazhdojnë dhe po bëhen edhe më të shpeshta, kështu që elementi shqiptar është i rrezikuar nga shkatërrimi total. Shqiptarëve, të cilët i banojnë territoret e veta, po u plaçkiten pasuritë e tyre, po ndiqen me dhunë prej fshatrave të tyre dhe në vend të tyre po vendosen kolonët rusë. Vetëm gjatë tre muajve të fundit më se 2.000 shqiptarë janë mbytur pa kurrfarë arsye, duke mos përmendur shtëpitë e tyre të shkatërruara, pasuritë e tyre janë plaçkitur, kështu që ata kanë qenë të detyruar të ikin dhe të vendosen në Shqipëri. Mirëpo, Serbia ka proklamuar se familjet e atyre refugjatëve do të internohen dhe tërë pasuria e tyre do të konfiskohet.<ref>Poblic Record Office, London, FO-371-5727.</ref> [57]
 
Më 10.V.1921. z. Aubrey Herbert, bënë pyetje në parlamentin britanik për masakrat serbe ndaj shqiptarëve: “Se a janë në dijeni se më 28 janar dy batalione serbe të komanduara nga një major vajtën në fshatrat e Llapit, afër Prishtinës Keçekollë, Prapashticë dhe Sharban, ku i dërguan banorët meshkuj të moshës prej 12 vjet afër një mali i masakruan me mitraloza, pastaj kaluan në fshatra dhe ua futën zjarrin shtëpive dhe i masakruan të gjitha gratë dhe fëmijët, duke i lënë vetëm 14 përjetues nga popullata prej 1.680 vetave në 320 shtëpi dhe a janë kërkuar informata nga qeveria jugosllave lidhur me këtë?”.<ref>PRO L, FO-371-5725.</ref> [58] Disa banorë të fshatit Prapashticë, në ankesën e tyre në vitin 1922, shkruajnë për vrasjen e fshatarëve të tyre, nëpunësit e Ministrisë së Reformës agrare po ua masin tokat e tyre dhe po ua marrin.<ref>AJ B, Ministarstvo Pravde, Versko odeljenje, 63, k. 135.</ref> [59] Pastaj, në një artikull të gazetës “Pravda”, nr. 196, datë, 11.XII 1923, Sarajevë, shkruhet për vrasjen e tre malazezëve në fshatin Vërnicë, komuna e Qyqavicës nga ana e një kaçaku, të nesërmen kolonët malaziaz me armë në dorë i kanë sulmuar shqiptarët duarthatë, kanë rrahur kë kanë gjetur, pastaj kanë vrarë 15 dhe lënduar 3 shqiptarë. Pushteti ka qëndruar pasiv.
 
Line 39 ⟶ 37:
 
Raporti i revistes “Vullneti” me titull “Qetësia e Kosovës” i vitit 1930, në të cilin, në mes tjerash theksohet, se po bëhet kolonizimi sistematik në këto treva me qëllim që të rritet përqindja e serbëve në 80% në të gjitha viset, e sidomos në ato kufitare. Kolonizohet eksklusivisht elementi serb në atë mënyrë që të krijohet penda në mes të shqiptarëve dhe shtetit.<ref>AJ B, Centralni Press Biro, 38-28.</ref> [60] Ndërsa, nga dosja “Pakica shqiptare” dhe “Kolonizimi” i Shtabit të Territorit të Armatës III, sek.gj.ob.r.1859/1938, në mes tjerash i shkruan Prefektit të Gjeneralshtabit Kryesor, i propozon masat, sipas tyre efikase, për zbatimin e kolonizimit dhe të shpërnguljes së shqiptarëve, siç ishin: që në viset kompakte shqiptare në Kosovë të vendosen së paku 50% të kolonëve serbë në mënyrë që të shthuret masa kompakte shqiptare, të formohen garnizone të reja ushtarake, sidomos nga zona kufitare, ndërsa elementi turk të shpërngulet vetëm sa të mund të zbatohet shpërngulja e shqiptarëve, të zbatohet kolonizimi, sidomos në zonë kufitare; dëbimi i të gjithë emigrantëve politikë; në viset e pastra shqiptare, të mos kërkohet që fëmijët të shkojnë në shkollë, d.m.th. të mos arsimohen, të mos mbahen, kurse të arsimimit fizik për të rinjë dhe mos të përgatiten të rinjtë para kohe për luftëtarë. Përveç kësaj, sidomos duhet të shpërngulet elementi fshatar në mënyrë që të fitohet toka e lirë për kolonizim.<ref>AVII B, P.17, k. 26, f.3, d.40.</ref> [61]
 
Qëllimi i qarqeve sunduese, sidomos atyre policore, ishte që në radhë të parë t’i detyrojë që të shpërngulen personat e fshatit me autoritet, të pasurit, paria e fshatit, sidomos poseduesit e tapisë, sepse pas tyre do të shkonin të tjerët. Ndërsa, në shkresën tjetër rez.gj.o.nr.3550/1938 që i shkruan Ministrit të ushtrisë dhe marinës thekson: Nevoja per krijimin e garnizoneve të reja në Rahovec, Suharekë, Podjevë, Vushtrri, Gjilan si mbështetje për shkatërrimin e masave kompakte shqiptare dhe sigurimin e kolonizimit në këto vise. Dihet se ekziston Konventa sipas së cilës një numër i madh i familjeve, të cilat nuk i takojnë popullatës serbe do të shpërngulen para së gjithash nga zona kufitare në largësi që kap 50 km. Pastaj, në mes tjerash paraqet edhe këtë: “Për pushtimin definitiv të këtyre viseve në aspektin nacional është e nevojshme, siç u tha nga paraqitja e mëparshme, kolonizimi sa më i afërt i elementit tonë të shëndoshë pranë shpërnguljes së shkallëshkallshme të popullatës shqiptare. Nëse ky kolonizim nuk zbatohet në kohë sa më të shkurtër dhe në mënyrë sa më racionale, ekziston rreziku, që ajo në një kohë të ardhshme për shkak të shtimit të madh vjetor të elementit shqiptar do të bëhet e pamundshme. Kolonizimi efikas në vendbanimet e pastra shqiptare mund të mbështetet vetëm në garnizonet e propozuara të formuara në Territorin e Divizionit të Kosovës”.<ref>AVII B, P.17, k. 26, f.3, d.40.</ref> [62]
 
 
Në këtë kohë menjëherë filloi edhe rrëmbimi i tokave dhe pasurive të ndryshme, sidomos nga të shpërngulurit. Në këtë drejtim ishin angazhuar edhe vetë qeveritarët serbë, si psh. Nikolla Pashiqi me disa borgjezë të tjerë si pop Miniqin, Jakov Çobriqin etj. i kishin rrëmbyer më se 300 ha tokë rreth Tyrbës së Sulltan Muratit, pasuritë e fshatrave Mazgit e Azizi (banorët e këtij të fundit me tepër se 100 shtëpi kishin qenë të detyruar të shpërngulën në Turqi në vitet 1912-1914).<ref> “Socijalisticka Zora”, Shkup, nr. 36-38, 6-09 qershor 1920.</ref> [63] Punisha Raçiqi kishte marrë tokë 3500 ha pyje në malet e Deçanit dhe 50 ha tokë pjelloe në fushën eShkupit. Tokë në Kosovë, përveç kolonëve fshatarë, merrnin edhe kategori të ndryshme të popullsisë, persona të cilët nuk e kishin profesion bujqësinë, si nëpunësit, xhandarët, tregtarët, oficerët, pensionistët etj. Siç shkruan gazeta “Socijalistiçka Zora”, Shkup, nr. 31, datë 16.V.1920 - dhënia e utrinave komunale edhe ashtu të pamjaftueshme për kullota si dhe marrja e tokës fshatarëve të varfër të dëshmuar me tapi, dhe dhënia e saj papunëtorëve, oficerëve, inxhinierëve, tregtarëve etj. Ndërsa, revista ”Policija” nr. 3-4 e vitit 1922, e boton fjalinim e V. Bojlozeviqit, prefekt i Rrethit të Graçanicës, ku ai paraqet se një numër i madh i të ashtuquajturëve kolonë banojnë në qytetza dhe jetojnë komod, kanë profesion tjetër, e jo bujqësinë, se në mesin e tyre ka nëpunës, shërbëtorë, zejtarë dhe tregtarë, dhe ata në atë mënyrë bëhen pronarë dhe “agë” të rinjë, tokën e tyre e japin me qesim që ta punojnë të tjerët. Kështu që, në vend se reforma agrare t’i zhdukë marrëdhëniet fuedale, ajo prapë po krijon, por vetëm me ndryshim që agallarët serbë po i zëvendësojnë ata “turq”. Edhe Nedelko Simonoviq, ish-deputet në një raport të vetin të datës 13.VII 1927 njoftonte për rezultatet negative për shkak të zbatimit të politikës nacionale nga plaçkitësit dhe vagabondët. Ai thotë, tokën e huaj e kanë marrë ardhacakët e pasur ose nëpunësit e pensionuar, në mënyrë jonormale dhe plotësisht joligjore, atë tokë e cila nuk ishte e përfshirë në goditje të agrarit. Tokën e marrë e kanë shitur, e pastaj përsëri kanë marrë tokë tjetër, ose ia kanë dhënë tjetërkujt ta punojnë, ndërsa ata nëpër kafene po e kritikojnë rregullimin e tanishëm shtetëror.<ref>AJ B, Ministarstvo Unutrasnjih Dela, 14, k.27.</ref> [64] Shpesh si shpërblim në vend të honorarit, nëpunësve shtetërorë u jepej toka e kaçakëve. Një kolon në ankesën e vet drejtuar mbretit Aleksandër me datën 6.IX.1932, për shkak se ia kishin marrë tokën, sepse nuk ishte vendosur në të, thekson se ka pensionistë e nëpunës, që kanë marrë tokë nga shteti, të cilët jo vetëm që nuk po e punojnë, por edhe po e shesin. Edhe pasurinë e mëparshme në trevat e vendlindjes e kanë shitur. Kështu, p.sh. një kolone nga Peja me 10 janar 1927, në ankesën e saj në mes tjerash thekson se tërë pasurinë e prindërve, të cilën e ka pasur në rrethin e Kollashinit, e ka shitur për 60.000 din.<ref>AJ B, “Dvor”, 74, k. 56, gr. 77.</ref> [65] Stacioni i xhandarmërisë në Landovicë të Prizrenit me shkresën nr. 680, datë 7.VI.1936 e njofton Prefektin e Rrethit të Sharrit përkitazi më këtë: “....Kolonët, të cilët e kanë marrë tokën në kompleksin “Tupec”, janë marrë në mbrojtje nga ana e këtij stacioni sa është e mundur. Mirëpo, shumica e këtyre kolonëve ia kanë dhënë tokën shqiptarëve që edhe më tutje t’ua punojnë përgjysmë me marrëveshje të ndryshme, ndërsa disa sish gjenden nëpër Serbi dhe Mal të Zi, në shtëpitë e tyre, në vend se ata vetë ta punojnë tokën që e kanë marrë. Pastaj, ka raste të tilla që disa nuk ishin personalisht të pranishëm me rastin e dhënies së tokës, kështu që madje, nuk dinë as mezhdat e vërteta të parcelave të veta...”.<ref>Arkivi i Kosovës, Prishtinë, F. Gjyqi i Rrethit Prizren, k.3, KPS-303-1936.</ref> [66]
<br><br><br>
 
Duke;Ne punuarperpunim . ([[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 26 Qershor 2007 1420:3715 (UTC))
<!----
Për zbatimin e të ashtuquajturës reformë agrare si maskë për zbatimin e kolonizimit, disa gazeta të kohës dhe dokumente dëshmojnë qëllimet dhe keqpërdorimet. Kështu gazeta “Pravda” nr. 70, Sarajevë më 10.VII 1920, në mes tjerash shkruan: “...Se tërë Mbretëria jonë është përplotë me prona të mëdha feudale dhe kapitaliste, e sidomos të domenit të madh shtetëror, por prapë tërë çështja kryesore agrare është bartur në Bosnje dhe në Serbi të Vjetër (Kosovë J.O.). Pse? Kroacia është plotë latifonde, Sllavonia gjithashtu, Banati, Baçka dhe Baranja poashtu, por prapë për këto krahina nxjerren dispozita dhe dekretligje të tjera, ndërsa Shumadia, e cila gjithashtu ka mjaft shumë latifonde kapitaliste e feudale, të cilat punohen me ndihmën e punëtorëve dhe meditësve, është shkëputur nga reforma agrare. Parulla, se toka do t’u takojë atyre, të cilët e punojnë, ka të bëjë vetëm në Bosnje dhe në Serbi të Vjetër (Kosovë J.O), Pse?...”. Gazeta “Vreme”, e datës 2.01.1923, përkitazi me çrregullimet e “myslimanëve” në të ashtuquajturën “Serbi Jugore” (Kosovë e Maqedoni J.O) thekson se ato nuk bëhen, kinse nga irredenta, por nga administrata e dobët, e cila i ka përfshirë të gjitha kategoritë e nëpunësve. Ndërsa, revista “Agrarni Pregled” nr. 1/1924, thekson se kolonizimi ka filluar para reformës agrare, e pastaj ka shkuar paralel me të, në vend që të vijë pas saj. Ajo zbatohet pa plan, pa kurrfarë kuptimi, pa institucione të organizuar dhe pa mjete. Administrata agrare është e paaftë, pa njohuri, në mungesë të intelegjencës. Me tokë po spekulohet, 40% të tokës nuk e kanë marrë bujqit, por spekulantë të ndryshëm, papunëtorët, parazitët. Gazeta “Pravda” nr. 27 e datës 29.01.1925, Beograd, e boton një depeshë të N. Petroviqit, ku thuhet se në të gjitha anët ka paligjëshmeri të ashpër dhe dhunë mbi qytetarë të mirë e të urtë. Organet policore duke filluar nga zhupani e deri të xhandarët, e kanë hedhur nën këmbë kushtetutën dhe Ligjin dhe ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët nuk kanë dhënë shenja të dukshme se janë me pushtetin e tanishëm, po përdorin mjete të palejueshme.
 
Rreshti 178:
 
Ekzistojnë edhe shumë burime të tjera që dëshmojnë për marrjen e tokës, kolonizimin dhe detyrimin e popullatës nga presioni e dhuna të migrojnë nga atdheu, si p.sh. Elaborati i Ivo Andriqit, më 1 janar 1939. Ky akademik, zgjidhjen definitive të çështjes së Kosovës e sheh duke e ndarë Shqipërinë në dy pjesë: njërën pjesë duhej ta pushtonte Italia, kurse pjesën tjetër, sipas Andriqit, duhej ta pushtonte Jugosllavia.
---->
 
|-
 
!Referencat
|-
|<references />
|-
|
{|width=100%
|-