Libri i namazit/Gusli: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
v Ndryshimet e 94.100.51.66 (diskutimet) u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga Puntori.
 
Rreshti 1:
=== Gusli - Abdesi truporë ===
 
Që namazi të jetë i drejtë, abdesti dhe gusuli duhet të jenë të drejtë. Çdo mashkull e femër që është xhunup, (i papastër) gratë që lirohen ng\anga hajzi dhe nifasi, në fund të kohës së namazit, nëse mbetet aq kohë sa për të falur atë namaz, e kanë farz të marrin gusul (abdest gusuli). Xhunup konsiderohet ai që ejakulon në ëndërr dhe në marrëdhënie seksuale.
 
Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), thotë: “Atij që merr gusul abdest (që lahet), i jepen sevape sa qime ka. Po aq gjynahe i falen. I ngrihet shkalla e tij në Xhennet. Sevapi që do t’i jepet atij për gusul, është më i mirë se çdo gjë që është në dynja. All-llahu xheleshanuhu i urdhëron meleqtë: Kujdesuni për këtë rob timin! Natën pa përtuar ngrihet dhe duke menduar urdhrin tim merr gusul për pastrim nga xhunupllëku. Bëhuni dëshmitarë se gjynahet e këtij robi Tim i kam falur”.
Rreshti 66:
 
Kur është me hajz me nifas, gruaja nuk mund të falë namaz dhe nuk mund të agjërojë. Nuk mund të bëjë sexhde të këndimit të Kur’anit dhe as sexhde të falënderimit të Zotit. Nuk bën ta prekë Kur’anin. Nuk bën të hyjë në xhami dhe në mesxhid. Nuk mund ta bëjë tavaf Qabenë. Kur të pastrohet, agjërimin e bën kaza (i plotëson ato ditë), kurse namazet nuk i bën kaza. Gruaja duhet ta njoftojë burrin e vet kur i ka filluar hajzi. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “E mallkuar është gruaja e cila e fsheh nga burri i vet fillimin dhe mbarimin e hajzit”. Kur të mbarojnë hajzi dhe nisafi, është farz që gruaja të marrë gusul menjëherë të lahet.
 
Shkruar Nga:Rrahman Bytyqi
Prizren