Romani i Radios/1: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 10:
|style="text-align:right;" width=10%|<br> [[{{BASEPAGENAME}}/2|Faqe 2]]
|}
|-[[Romani]]
|-
|Luli doli atë mëngjes nga shtëpia, pa e ditur që do humbiste çelësin, mbylli derën dhe u nis. Atë ditë binte shi. Luli nuk ja mban të dali nga shkallët e pallatit. Kur ç’të shikonte? Këpucët i fusnin ujë... ishte i shqetësuar. Luli mendoi se kjo mund të ishte një ditë si gjithë të tjerat, e zbehtë dhe pa ngjyrë. Por, dita do merrte shumë shpejt ngjyrë. Të zezë. Te këmbët e Lulit kalon një mace e zezë. Ishte Kiti, macja e Emanuelës. Luli di shumë pak gjëra për Emanuelën. Është brune, me kaçurrela, sy jeshilë, është seksi, e martuar prej vitesh me Rrahimin, për të cilin e ëma i ka treguar Lulit që shpesh e zhdëp në dru Emanuelën. Emanuela mund të mos jetë femra më e bukur në botë, por ajo është gruaja më e bukur e pallatit, dhe bota e Lulit nuk është edhe aq më e madhe se pallati. Atij dhe ecja e saj e çalë i duket shumë seksi. Kiti zhduket pas derës së apartamentit të vet që hapet shumë pak, sa për të hyrë një mace e sa për të nxjerrë një sy. Mbase derën maces ja hapi Emanuela.. Si mundet të godasësh një topalle aq të ëmbël si Emanuela? Shiu duket sikur vazhdon të bjerë për inat të Lulit. Por vetëm më vonë, Luli do të kuptonte që fati po i jepte një dorë. Fati po i sillte Rrahimin. Ndërsa Luli rrinte te shkallët dhe mendon për Emanuelën dhe celularin që e kishte harruar brenda në shtëpi, te shkallët e pallatit duket Rahimi.