Content deleted Content added
Rreshti 333:
Është me rëndësi qenësore përkufizimi i variablave pranë pikës së përdorimit të tyre. Me këtë lidhëshmëri lehtësohet rishikimi se për çfarë përdoret variabla, pasi që veprimi i sajë është kufizuar brenda një zone. Gjatë gjetjes së kapgabimit është më lehtë të vije deri tek ai kur të jetë përfilluar kjo shprehi.
 
===Përkufizimi dhe dëftimi i elementeve===
Përkufizimet nga programuesit në C++ përkufizohen në termin <code>Definition</code>, ndërsa dëftimet përkufizohen nën shprehjen <code>declaration</code>. Këto dy shprehje që në jeten e përditëshme mund të kenë kuptim të përafërt, të përkufizuara kanë dallim të madhë. Kështu deklarimi njofton kompiluesin për vetit e një tipi apo një funksioni mirëpo nuk përkufizon asnjë kod që përdoret në ndonjë program të aplikueshëm. Në anën tjetër, definicioni, përkufizon diçka që në programin e aplikueshëm me të vërtet ekziston si bie fjala, ndonjë variabël ose rresht të kodit. Secili element në program duhet të ketë saktësisht një përkufizim. Shkurt deklarimi fut një emër në program, ndërsa definicioni përkufizo një kod, e kjo kërkon hapsirë në memorie.